Kamberi: Regjistrohu ti, regjistro familjen tënde, rë regjistrohemi të gjithë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka ftuar përmes një shkrimi në Facebook popupullatën shqiptare t'ju përgjigjeni dhe të regjistrohen që të gjithë
Postimi i plotë në Facebook nga Shaip Kamberi:
Të nderuar qytetarë të Luginës së Preshevës,
Ju, shqiptarë që jetoni edhe në brendësi të Serbisë,
Nga nesër e deri më 31 Tetor, bëhet regjistrimi i popullësisë.
Prandaj, duke e patur parasysh rëndësinë e këtij procesi dhe duke e ditur që është moment shumë i rëndësishëm në përgjithësi, Ju ftoj që t'ju përgjigjeni e të regjistroheni që të gjithë.
Në Luginë kemi peshë aq sa jemi.
E jemi shumicë.
Prandaj le ta dëshmojmë e le të jemi në krye të kësaj përgjegjësi kombëtare.
Regjistrohu ti. Regjistro familjen tënde. Të regjistrohemi të gjithë.
Në të njejtën kohë inkurajoj regjistruesit shqiptarë që të jenë në ball të këtij procesi, ta kryejnë punën e tyre me përpikmëri dhe ta ecin çdo familje e çdo shtëpi.