Komuna e Preshevës fillon përgatitjet: Nga dita e shtunë (1 Tetor), qytetarët kanë mundësi t'i pranojnë regjistruesit Preshevë- Takimi i regjistruesve të trajnuar
Lokale

Komuna e Preshevës fillon përgatitjet: Nga dita e shtunë (1 Tetor), qytetarët kanë mundësi t'i pranojnë regjistruesit

30.Sep.2022 10:46
0

Në sallën e konferencave, u mbajt takimi i Regjistruesve të trajnuar - për procesin e Regjistrimit të Popullësisë dhe amvisërive, me qëllim definimin dhe ecurinë e punës që do t'i prijnë nga 1 Tetori deri më 31 Tetor, 2022, thuhet në njoftimin e publikura në ueb-faqen ekomunës së Preshevës.

 
Nga dita e shtunë (1 Tetor), qytetarët kanë mundësi t'i pranojnë Regjistruesit nëpër shtëpitë e tyre, për t'i ofruar të dhënat për veten dhe secilin anëtar të familjes, pavarësisht ku jetojnë.
 
Regjistruesit që po i shihni në foto, do të marrin të dhënat tuaja për regjistrim.
 
Ky grup do ta mbulojë Rrugën e Zhunicës, që lidhet me Rrugën 15 Nëntori, deri tek Kryqëzimi me Rrugën "Selami Hallaçi", "Sava Kovaçeviq" dhe vazhdojnë me Rrugën "Buro Vukmiroviq", "Rrugën e Rinisë" dhe "Rrugën e Prishtinës".
 
Rrethi i dytë i Regjistruesve përfshinë - Rrugën "Ramiz Sadiku", "Abdullah Krashnica" dhe "Rrugën e Vranjës"
 
Rrethi i tretë i Regjistruesve përfshinë - një pjesë të "Rrugës Karposh", një pjesë të lagjeve të fshatit Norçë dhe pjesërisht lagjen e Llapincës.
 
Me besimin e plotë, fillimisht ndaj Regjistruesve, ftojmë të gjithë qytetarët - t'i përgjigjen në mënyrë masive Procesit të Regjistrimit!
PVD nominon Ragmi Mustafin kandidat për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar
Policia e Vrajës me kallëzim penal për shtetasin e Maqedonisë me qëndrim në Bujanoc, shmangja nga tatimi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration