Policia e Kosovës ndalon një person te Dheu i Bardhë, nuk posedonte dëshmi të vaksinave anti COVID
Një person është ndaluar nga policia në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë.
Sipas raportit të policisë, gjatë kontrollit të dokumenteve të personit, i njëjti është identifikuar se më herët i është refuzuar hyrja në Kosovë, për shkak se nuk posedonte dëshmi për vaksina antiCOVID.
“I dyshuari mashkull është ndaluar në PKK Dheu i Bardhe. Gjatë kontrollit të dokumenteve të personit i njëjti është identifikuar se më herët i është refuzuar hyrja ne RKS, për shkak se nuk posedonte dëshmi për vaksina (anti Covid 19).
I dyshuari gjatë intervistimit ka deklaruar se ka shfrytëzuar rrugët dytësore për të hyrë në Kosovë. I dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport