Policia e Kosovës arreston shtetasin e Serbisë i ofroi ryshfet, mundë të jetë shqiptar nga Bujanoci apo Presheva?
Lokale

Policia e Kosovës arreston shtetasin e Serbisë i ofroi ryshfet, mundë të jetë shqiptar nga Bujanoci apo Presheva?

25.Oct.2021 14:28
0

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një shtetas të Serbisë me arsyetimin se personi i ka ofruar ryshfet për mos posedim të vërtetimit të vaksinimit të plotë kundër COVID-19.

Sipas njoftimin, i arrestuar ka ofruar ryshfet prej 10 euro zyrtarit policor në kabinën e kontrollit. 

“Më datën 25.10.2021 në orën 08:40, në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, në hyrje nga Republika e Serbisë për në Republikën e Kosovës, ka ardhur një automjet me targa të serbe në të cilin ishin dy persona, shtetas të Serbisë. Gjatë kontrollimit dhe regjistrimit të dokumenteve të personave dhe automjetit, i dyshuari ka prezantuar dokumentet e nevojshme por nuk ka prezantuar dëshmi për bashkudhëtarin e tij, për kushtet e hyrjes në Republikën e Kosovës, i cili nuk kishte vaksinim të plotë kundër COVID-19. Nga zyrtarët policorë bashkudhëtarit i është refuzuar hyrja në RKS, bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat mbrojtëse kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.

“Me këtë rast i dyshuari G.S. (1964), i ka ofruar ryshfet (10 euro) zyrtarit policor në kabinën e kontrollit, me qëllim të lejimit të hyrjes në RKS edhe për bashkudhëtarin i cili nuk plotësonte kushtet e hyrjes në RKS. Personi i dyshuar është arrestuar nga zyrtarët policorë dhe për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘Dhënia e ryshfetit'”, përfundon njoftimi.

Personi i dyshuar është intervistuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë ndërsa jo zyrtarisht mësohet se personi i arrestuar mundë të jetë shqiptar nga komuna e Bujanocit apo Preshevës.

Serbia lanson pjesërisht certifikatat për COVID-19
A është varësia nga interneti problem në rritje?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration