Poeti preshevar Avni Shaqiri vjen me tre libra poetik
Lokale

Poeti preshevar Avni Shaqiri vjen me tre libra poetik

10.Sep.2015 14:42
0
Poeti njohur preshevar Avni Shaqiri doli me tre vëllime poetike të cilat janë përgatitur për shtyp nga Shoqata e Shkrimtarëve "Feniks" Preshevë. Libri poetik për fëmijë "Dy bibana dhe flokëgjati " është botuar me llogon e "Atunisit", libri poetik për të rritur me llogon e "Vatra" Prishtinë, dhe libri me dy poema "Evropë Zeza" me shtëpinë botuese "Feniks" në Preshevë.

Poeti Avni Shaqiri pas një pauze dhjetë vjeçare përsëri iu rikthye poezisë dhe botimit të librave, edhe pse ai nuk ka heshtur, por ka shkruar gradualisht poezi. 

Shaqiri për gazetarin e Titulli.com u shpreh se ndjehet i gëzuar kur pas një pauze dhjetë vjeçare që përsëri doli me botim të librave dhe atë me tre libra poetik, të cilat janë vlerësuar nga redaktorët dhe recensentët, me mendimet e tyre pozitive .

I pyetur pse kaq gjatë nuk keni botuar, Avniu tha se shkruar poezi edhe më herët, të cilat janë botuar në revista të Luginës dhe më gjerë, por shkaku kryesor për mos botimin e poezive apo librave ka qenë pikërisht çështja materiale.

“Tani i erdhi koha e botimit të këtyre tre librave. Pres edhe mendimin e lexuesve”, theksoi ai. 

Avni Shaqiri më herët ka botuar edhe dy libra të tjerë me poezi “Gjeli karatist” dhe Fjollë kujtimi”./Titulli.com

 

 

Pak biografi

 

Avni Mustafë Shaqiri, lindi më 22 janar 1958, në fshatin Geraj të Preshevës. Shkollën fillore (ciklin e ulët) e kreu në vendlindje, ndërsa ciklin e lartë e kreu në Ashan (Strezoc). Gjimnazin e mbaroi në Preshevë, ndërsa Fakultetin Filozofik - Dega Gjuhë e Letërsi Shqiptare në Shkup, më 1983.

Në vitin 1985, nisi punën si profesor i Gjuhës dhe Letërsisë në gjimnazin “Skënderbeu” në Preshevë, aty ku kishte mbaruar shkollimin e mesëm. Aty punoi deri më 1989, nga ku u përjashtua për shkaqe ideopolitike bashkë me nëntë kolegët e tjerë, pasi që nuk u pajtuan që këtij institucioni mësimor t’i ndërrohej emri. Prandaj, për plot 13 vite mbeti i pa punë.

Me shkrime filloi të merret që nga bankat e shkollës së mesme. Më 1999 botoi përmbledhjen e parë me poezi për të rritur “Fjollë kujtimi”. Më 2003 botoi përmbledhjen me poezi për fëmijë “Gjeli karatist”.Më 2015 botoi përmbledhjen me poezi për fëmijë " Dy Bibanat e flokëgjati " dhe vëllimin poetik për të rritur " Plagë mbi plagë ". Është prezantuar edhe në Panorëmën letrare “Psherëtimë për tokën” (I dhe II) të Hysen Këqikut.

Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” në Preshevë, gjithashtu edhe anëtar i LNPSH “Atunis Lugina”.

Punon si profesor i Gjuhës dhe Letërsisë në SHMT “Presheva” në Preshevë.

Jeton dhe vepron në fshatin e lindjes - Geraj.

 

 

Halimi ftohet në gjykatë, thotë se nuk do të marrë pjesë
Polici mikpritës preshevar pritet nga ministri Stefanoviq (Foto & Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration