Halimi ftohet në gjykatë, thotë se nuk do të marrë pjesë
Lokale

Halimi ftohet në gjykatë, thotë se nuk do të marrë pjesë

10.Sep.2015 13:43
0
Në bazë të kërkesës së Prokurorisë publike, gjykata për kundërvajtje në Vranjë e ka ftuar kryetarin e PVD "“ së dhe Deputetin popullorë Riza Halimi në procedurë të marrjes në pyetje për datën 11.09.2015 lidhur me përdorimin e simbolit kombëtarë në objektin e degës së PVD "“ së në Bujanoc gjatë shënimit të festës kombëtare, festës së flamurit më 28.11.2014.

“Meqenëse ftesa dhe kërkesa për inicimin e kësaj procedure ndaj Partisë për Veprim Demokratik si subjekt juridik dhe kryetarit të saj si person përgjegjës janë shkruar vetëm në gjuhën serbe, kryetari i PVD – së z.Riza Halimi e ka njoftuar Gjykatën përkatëse se nuk do të merr pjesë në këtë seancë sepse nuk është respektuar neni 11 i Ligjit për zbatimin zyrtarë të gjuhëve dhe shkrimeve”, thuhet në njoftimin e kryetarit të PVD-së dhe deputetit popullor shqiptar, transmeton Titulli.com.

Duhet theksuar se procedura të ngjashme janë ngritur edhe ndaj drejtuesve tjerë institucional e politik të Luginës së Preshevës. /Titulli.com/

Hera e parë nga paslufta tekstet nga Kosova në Luginë
Poeti preshevar Avni Shaqiri vjen me tre libra poetik
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration