Poeti, Adnan Mehmeti takon kryetarin Arifi (video)
Në ambientin e zyrës së kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifi është pritur poeti Adnan Mehmeti, njëkohësisht kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikan. Adnan Mehmeti vjen nga fshati Letovicë i komunës së Bujanocit i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. [caption id="attachment_114419" align="aligncenter" width="640"] Nagip Arifi dhe Adnan Mehmeti, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikan[/caption]“Është kënaqësi e veçantë të takojë Arifin dhe se unë gjithmonë mundohem të jap kontribut edhe për vendin tim ku kam jetuar pjesën më të madhe të jetës sime”, theksoi Mehmeti për televizionin Bujanoci.
Mehmeti në shenjë mirënjohje dhe respekti për punën që po bënë Nagip Arifi me udhëheqjen e komunës së Bujanocit i dhuroi një libër me poezi, i botuar në Tiranë me titull “Ndajfoljet e vendit” dhe që në vitin 2011 u promovua për herë të parë edhe në qytetin e Bujanocit. Ndërsa, Emrullah Lutfiu sekretar i kuvendit komunal të Bujanocit me shumë respekt ndaj këtij takimi, poetit Adnan Mehmeti i dhuroi librin i cili përfshinë periudhën e UÇPMB-së, ku Mehmeti tha se do ta lexoj me shumë kënaqësi./Titulli.com/