Beqiri takohet me Korhecz, diskutohet ligji për këshillat kombëtare
Lokale

Beqiri takohet me Korhecz, diskutohet ligji për këshillat kombëtare

01.Apr.2014 14:40
0
Një delegacion i kryesuar nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri ka qëndruar për një vizitë pune në Këshillin Kombëtar Hungarez ku u mirëprit nga kryetari i saj, Tomas Korhecz në Suboticë. Gjatë vizitës përveç temave rreth gjendjes politike dhe gjendjes së pakicave kombëtare me theks të veçantë rreth zbatimit të Ligjit për këshillat kombëtare të pakicave nacionale në serbi si dhe nevoja emergjente për avokimin e ligjit të ri para parlamentit republikan. Kjo vizitë gjithashtu kishte për qëllim shkëmbimin e ndërsjellë të përvojave të këtyre institucioneve në raport me funksionimin e administratave dhe qasjen ndaj institucioneve republikane. Dy krerët e këtyre institucioneve shprehen gatishmërinë për një bashkëpunim më intensiv për zgjidhjen e çështjeve në arsim, kulturë, informim dhe përdorim zyrtar të gjuhës dhe shkrimit duke vënë theksin se zbatimin i ligjit mbi këshillat nacionale është esencial në respektimin e të drejtave të pakicave nacionale, thuhet nw njoftimin e KKSH-sw./Titulli.com/
Poeti, Adnan Mehmeti takon kryetarin Arifi (video)
Fillon regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration