Pas Preshevës , FHKL edhe në Bujanoc nisë ndërtimin e shtëpive për skamnorë (foto)
Lokale

Pas Preshevës , FHKL edhe në Bujanoc nisë ndërtimin e shtëpive për skamnorë (foto)

01.Apr.2014 20:51
0
Fondi Humanitar i Kosovës Lindore (FHKL) ka filluar ndërtimin e shtëpive edhe në komunë të Bujanocit, pas nisjes së ndërtimit të shtëpisë së parë në fshatin Norçë të Preshevës. Në kuadër të aksionit për ndërtimin e 100 shtëpive në Luginë, në fazën e parë, përfitues nga fshati Tërnoc i komunës së Bujanocit është familja katër anëtarëshe me kryefamiljarin Refik Shabani. shtepia-ternoc-1 Fillimi i ndërtimit të shtëpisë së re ka gëzuar tej mase këtë familje shqiptare e cila kishte nevojë të madhe për një shtëpi modeste që përbush kushtet e jetesës. Në këtë shtëpi të cilës tashmë po i vendosen themelet do të jetojnë Refiku me bashkëshorten dhe dy fëmijët. shtepia-ternoc-2 Koordinatori për projektin e ndërtimit të 100 shtëpive në Luginë, për komunë të Bujanocit, Selmon Bektashi, i tha Portalit Informativ Titulli se kjo është shtëpia e parë që po ndërtohet në komunë të Bujanocit, pas asaj të filluar ditë më parë në fshatin Norçë të Preshevës. shtepia-ternoc-3 Vlen theksuar se Fond Humanitar i Kosovës Lindore me seli në Zvicër për fazën e parë ka siguruar mjete për ndërtimin e 14 shtëpive,  7 në komunë të Bujanocit, 6 në atë të Preshevës si dhe 1 në Medvegjë. Sipas kryetarit të FHKL, Xhelal Memeti, gjithsejtë janë dorëzuar 214 kërkesa, nga Presheva 103 kërkesa, Bujanoci 84, dhe nga Medvegja 27 kërkesa nga familjet me kushte të rënda jetese, raporton Titulli. shtepia-ternoc-5 Në takimin e fundit të mbajtur në Bujanoc dhe Preshevë, mes drejtuesve të FHKL dhe përfaqësuesve të bizneseve në këto dy komuna, është arrit që përmes ndihmesave të ndryshme të ofruara nga këta afaristë të Luginës të sigurohen materiale të ndryshme për ndërtimi edhe më shumë se 14 shtëpi./Titulli.com/
Diplomati shqiptar: Liderët në Preshevë duhet të ndërgjegjësohen
Poeti, Adnan Mehmeti takon kryetarin Arifi (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration