Piktorja nga Presheva gëzon fëmijët sirianë me punimet e saj
Vullnetarja e organizatës "Youth for refugees", njëherit piktorja dhe artistja, Fitore Fejzullahu nga Presheva ka gëzuar fëmijët e Kampit pranues të refugjatëve në këtë qytet me punimet e saj.Për piktoren Fejzullahu pozuan shumë fëmijë, si kjo vajza e vogël në fotografi, e cila si dhuratë mori portretin e saj, shkruan Titulli.com.
Kampi pranues i refugjatëve gjendet në Stacionin hekurudhor në Preshevë dhe në kuadër të “Youth for refugees” punojnë si vullnetarë shumë të rinj nga vendi dhe shtete të ndryshme të botës./Titulli.com/