Arkivi i Maqedonisë: Formimi i Batalionit të parë shqiptarë në Preshevë
Në urdhëresën e Shtabit të Divizionit të Kumanovës të Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Jugosllavisë nr. 7, të datës 7 dhjetor 1944, në mes të tjerave thuhet se nën flamurin e Ushtrisë Nacional Çlirimtare u mblodhën të gjithë popujt e Jugosllavisë, nën udhëheqjen e Titos, Marshall i Jugosllavisë.Në komentim do të kisha cekur se përmenden vetëm popujt e ish-Jugosllavisë, por jo edhe pakicat, sigurisht jo Shqiptarët.
Pastaj vazhdihet nw Urdhëresë nën vuajtjet e shumta të Luftës së Dytë Botërore, nën sakrificat e mëdha, në luftën heroike lindi edhe Ushtria e Jugosllavisë, ushtria e Titos.
Në situatën e fitores së Ushtrisë jugosllave, me ndihmën e Armatës së Kyqe, armatave të Aleatëve, në kohën kur e gjithë Jugosllavia është e lirë nga Gjermania fashiste si dhe në momentin kur u shkatërruan edhe bandat shqiptare/ është fjala për Rezistencën e Armatosur Shqiptare/ formohet Bataloni i Parë Shqiptar i Ushtrisë Nacional Çlirimtare në Preshevë. Ky Batalon i përbërë prej Shqiptarëve të ndershëm, të këtij rajoni, ashtu thuhet në Urdhëresë-vërejtje e autorit, të cilët sëbashku me popujt jugosllavë mbanin zgjedhën e regjimeve reakcionare dhe ë cilët tri vjet e gjysmë u mashtruan nga tradhëtarët e popullit shqiptar, sikur shërbëtor të pushtuesve të jashtëm.
Më tutje në Urdhëresë thuhet se i jipet mundësia shqiptarëve të ndershëm të radhiten në radhët e Ushtrisë Nacional Çlirimtare, nën flamurin e saj, i cili fortë mbahet në duartë nga çlirimtarët në Jugosllavinë Federative, demokratike dhe të lirë.Sot, pra iu dha shansi që hiqet hija e tradhtisë, të cilën popullit shqiptar ia vuan tradhtarët vendasë, ata që për shkak të interesave vetanake dhe plaçkitjes nuk panë interesat e popullit shqiptar, vëllazërim-bashkimi i tyre me popujt të tjerë të Jugosllavisë.
Pastaj në Urdhëresë shkruhet për batalionin shqiptar.
Batalioni i Parë Shqiptar do të formohet më 7 dhjetor 1944 në Preshevë, në frymën e sistemit të formacioneve të Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Jugosllavisë.
Batalioni do të përbëhet prej 4 çetave dhe në to duhet të bëjnë pjesë luftëtarët pre 18 deri 30 vjet vjetërsi.
Shkruar nga: Xhemaledin Salihu-Preshevë
Për udhëheqës të Batalionit zgjidhen:
a/
1.Për Komandant : shoku Skender Hasani
2.Për komesar politik : shoku Muharrem Ibrahimi
3.Për zëvendës komandant shoku Todor Kukinski, officer i zbulimit i brigadës së XVII
4.Për zëvendës komesar : Hamit Hamiti/Thaçi/
b/
1.Për komandant të Çetës së Parë : shoku Ibrahim Murati
Për komesar politik : shoku Rexhep Bajra
2.Për komandant të Çetës së Dytë : shoku Haki Liça
Për komesar politik : shoku Baki Ajdini
3.Për komandant të Çetës së Tretë : shoku Raif Ejupi
Për komesar politik : shoku Riza Selimi
4.Për komandant të Çetës së katërtë : shoku Faredin Asllani
Për komesar politik : shoku Refik Shaqiri
Udhëheqësia tjetër do të zgjidhet më vonë.
Pas shpalljes, Urdhëresa menjëherë hyn në fuqi.
Në fund janë të nënshkruar Kryeshefi dhe Komandanti i Shtabit.
Preshevë, më 13 mars 2016