Perspektiva: Me Burrat e Malësisë së Bujanocit
Lokale

Perspektiva: Me Burrat e Malësisë së Bujanocit

08.Apr.2016 01:25
0
Malësia e Bujanocit, është njëra ndër krahinat më të bukura të etnikumit shqiptar. Shtrirja e saj përgjatë vijës kufitare Kosovë "“Serbi, pozita gjeografike dhe gjeopolitike, lartësia mbidetare, klima atmosferike etj, e kanë shndërruarë këtë zonë, krejtësisht, shqiptare, në një ambient të volitshëm për investimet vendore dhe ndërkombëtare.

Kujtesa historike:

 

ME BURRAT E MALËSISË........

 

Në këtë aspekt treva e Hashanisë apo krahinëza e Hashanisë, si e quan Prof Dr. Bahtijar Kryeziu, në librin “Onomastika e Hashanisë”, është shumë e veçantë. Hashania është një krahinëz etnografike po aq e veçantë në mos më e veçantë se Gallapi dhe Anamorava, veçmas sa i përket të folmes ose gjuhës. Sado që nuk mund të themi se aspekti gjeografik, relievi, klima, etj. nuk kanë ushtruar ndikim gjatë procesit shekullor  të formimit të krahinave etnografike, ky aspekt nuk është vendimtar e aq më pak i vetmi që e përcakton një krahinë të tillë. 

Krahinëza e Hashanisë të cilën e përbëjnë 9 fshatra kodrinore-malore sa i përket relievit, klimës, lartësisë mbidetare dhe bimësisë, është shumë e ngjashme me krahinën e Gallapit, ndërsa sa ju përket karakteristikave të tjera ndër të cilat është e folmja që janë veçori të cilat  e bëjnë një krahinë të veçantë etnografike, ndryshimet janë të mëdha dhe këto treva janë tërësi të veçanta etnografike. Krahinëzën e Hashanisë e përbëjnë fshatrat: Gjergjec, Kranidell, Novosellë, Qarr, Priboc, Ramabuçë, Sedllar, Suharnë dhe Zarbicë. Tani komunës së Dardanës i takojnë  vetëm dy fshatra: Kranidelli dhe Sedllari, ndërsa të tjerat i takojnë komunës së Bujanocit. Fshatrat Priboc e Zarbicë pas luftës së dytë botërore deri në vitin 1949  i kanë takuar Komunës së Dardanës, ndërsa në at vit  i janë marrë kësaj komune, pra i janë marr Kosovës e i janë dhënë Komunës së Bujanocit, gjegjësisht Serbisë. 

Zullumi i Beogradit ndaj Malësisë së Bujanocit, nuk pushoi me vite të tëra. Kulminacionin e dhunës etnike Serbia, e arriti gjatë vitit 1999, kur nga këto vise etnike dëboi me qindra familje shqiptare, duke e lënë këtë krahinë të bukur shqiptare me pak banorë.

Pavarësisht zullumit të ushtruar të Beogradit ndaj Malësisësë Bujanocit, nga kjo zonë kufitare, dolën burra, që me trimëritë e tyre i lanë namin kësaj krahine, duke u kthyre në një daulle të kauzës kombëtare.

Nga Malësia e Bujanocit, dolën burra të pushkës, të fjalës e besës shqiptare, emri i të cilëve zë vend krenarie në faqet e ndritura të lavdisë kombëtare. 

Sylë Zarbica, lindi në Zarbicë, më 15 maj të vitit 1898. Ai, ishte komandant i vullnetarëve për rrethinën e Kamenicës e deri te Guri i Zi, kufiri me Serbinë. Njësitë e tij komanduese nga Velegllava, Svircë, Hajkobilla, Qarri e Zarbica. Këto njësi të komanduara nga Sylë Zarbica, gjatë betjave me forcat çetnike serbe, treguan trimëri dhe shkathtësi luftarake për mbrojtjen e kufirit etnik.

Sulmet luftarake të njësive të Sylë Zarbicës dhe njësive tjera që komandoheshin nga Muharrem Fejza dhe Shefki Desivojca, në dhjetor vitit 1944, treguan giximin dhe sakrificën e pashoq të burrave të Malësisë për t’i dal zot tokave Arbërore.

Shtabi i Mbrojtjes Kombëtare për Zonën e IV të Kosovës, në fund të nëntorit të vitit 1944, për sulm mbi Ferizaj përbëhej nga: Adem Gllavica, Qazim Llugaxhiu dhe Hysen Tërpeza, kurse Shtabin për sulm në Gjilan e përbënin: Sylë Zarbica, Mulla Idrizi dhe Muharrem Fejza.

OZNA me bashkëpuntorët e vetë e vranë Sylë Zarbicën, dikund kah fundi i verës së vitit 1946 në fshatin Gjergjec në malësin e Bujanocit. Për vrasjen e Sylë Zarbicës, qarkulluan shumë thashetheme, varri i tij nuk u gjetë kurrë edhe pse thuhet se u vorros dikund në malet e Gjergjecit. Edhe pas vrasjes së Kaçakut të Maleve, emir i tij kllte tmerrtin e armiqve. Thuhej se nënat serbe të Vranjës, i vënin në gjumë fëmijët me qortimet: “Heshtni, po vjen Syla!”, (Cuti, dolazi Sula!”).

Me rënien e Sylë Zarbicës, ai kaloj në legjendë. Emri i tij përmendet për për trimërit, për bukuri, por mbi të gjitha për martirizimin e tij. Për më shumë për Sylë Zarbicën mund të mnësoni në Monografinë: “Sylë Zarbica, luftëtar i Shqipërisë etnike”, të autorit prof.dr. Faik Shkodra.

 

Lam Breznica, lindi në Breznicë, Komuna e Bujanocit, më 12 qershor të vitit 1912.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Lam Breznica, iu bashkua çlirimtare për lirinë e vendit. Në radhët e Partisë Nacional Demokratike Shqiptare, zuri një vend meritor. Për aktivitetin e tij prej ballisti, pas përfundimit të luftës, Gjykatat serbe e dënuan me 11 vjet burg.

Burrat e Malësisë: Sylë Zarbica, Lam Breznica, Sylë Ademi, Asllan Bislimi, Sulejman Qarri, Sali Murati, treguan trimëri të pashoq, duke e mbajtur frontin e kufirit komëtar, me pushkë në krah, përgjatë vijës Kitkë, Guri i Zi, Sitili, Ush e Bujanoc. Pas një lufte të përgjakshme në malet e Ushit, u ndëgjua një zë në gjuhën serbe: “A ka lind nana shqiptarë, që guxon me më dalë n`mejdan?”, (Jeli rodila majka siptara, da mi izlazi na mejdan?). Të gjithë heshtnin. Kur për së dyti thërret çetniku serb, Lam Breznica ngritet në këmbë dhe të dy me pushka në krah drejtohen nga njëri – tjetri. Për një moment të dy pushkët krisin dhe armiku serb shembet për tokë.

Islam Ruhani, i njohur në popull si Lam Breznica, ishte bashkluftëtar i Gjon Sereqit. Ai, ndërron jetë në moshën 90 vjeçare, në vitin 2002, në Bujanoc.

Për Lam Breznicën janë shkruar shumë artikuj nëpër shumë revista në gjuhën shqipe dhe është botuar një libër me titull “Lam Breznica – simboli i rezitencës kombëtare “, nga autori Behram Hoti.

Autoritetet komunale të Bujanocit, për nder të veprës madhore të Lam Breznicës, e emërtojnë një rrugë të qytetit.

 

Ilaz Selimi, i njohur me nofkën Doktor Ilazi, lindi më 21.01.1928, në fshatin Novosellë Komuna e Bujanocit. Në fillim punoi si mësues në Zarbicë, kurse më vonë edhe si infermier.

Popullata e Buajncit Doktor Ilazin e njeh si veprimtar i dalluar, humanist dhe atdhetar i flaktë. Për veprimtarinë e tij prej partioti njerëzit e sigurimit shtetëror gjatë vitit 1999 e burgosin dhe për tri vjet rresht.

Për punën si infermier banorët e malësisë e njohin si njeri i palodhshëm, i cili shëtiste shtëpi më shtëpi për t’u dalur në ndihmë malësorëve. Ai, bile e shiti edhe pasurinë private për ta rregulluar rrugën për Malësi të Bujanocit.

Për Doktor Ilazin janë shkruar shkrime të ndryshme, është ngritur një pllakë përkujtimore si dhe është shkruar libri “Doktor Ilazi - një humanit i madh” nga autori Behram Hoti.

 

 

Ramadan Ismaili, i njohur në popull si Haxhi Dani, lindi në Priboc. Haxhi Danin, gjatë jetës së tij e njohim për një veprimtar të shquar të jetës shoqërore e politike, gjithashtu e njohim për një burrë me cilësi të larta të bujarisë shqiptare. Ai, për shumë vjet ishte në krye të proceseve shoqërore e kombëtare për avancimin e arsimit shqip në këto hapësira, për legalizimin e Flamurit Kombëtar Shqiptar dhe ngritjen e organizimit fetar në nivel komune dhe më gjerë.

I prirë, gjithnjë, të jetë pjesë e veprimtarive me interes qytetar e kombëtar, Dan Priboci, përmendet për shumë iniciativa për hapjen e shkollës së mesme me mësim në gjuhën shqipe, pastaj edhe për ngritjen e Xhamisë në Bujanoc, veprimtari këto të cilat, më pas i sollën telashe me pushtetin e atëhershëm.

Fisnikëria dhe bujaria shqiptare e Dan Pribocit, manifestohej me Konakun e tij të burrave, odën tradicionale shqiptare e vetmja e këtij lloji në nivel rajoni e cila bashkonte mendjet e burrave të moshave të ndryshme, duke u dalluar i shembull i mikpritjes shqiptare, të trashëguar në këto anë, brez pas brezi.

Imet Rrahmani, i lindur, më 08.10.1967, në Zarbicë. Ai, ka qenë këshilltar në Asamblenë Komunale të Gjilanit, specialist i Mjekësisë Emergjente dhe Kryeshefi i Departamentit të Emergjencave në Spitalin e Gjilanit. Imet Rrahmani, aktualisht është Ministër i Shëndetësisë, i Republikës së Kosovës.

 

 

Ilmi Ramadani, i lindur në Novosellë, të Komunës së Bujanocit, është një nga figurat kryesore të lëvizjeve shqiptare.

Ilmiu ështe një personalitet i rëndsishëm i jetës politike dhe atdhetare. Më 1973 u takon radhëve të organizuara të "Grupit revolucionar". Ishte në një celulë me dëshmorin Rexhep MalaKadri Zeka e Hydajet Hysenin. Fillimisht ka qenë anëtar i celulës, kurse pas arrestimeve të vitit 1974 dhe 1975 të anëtarëve të Grupit Revolucionar, Ilmiu që ishte anëtar i Organizatës), në këtë cilësi sa u burgos me 1974/75. Ilmi Ramadani ishte i burgosur politik prej vitit 1975 gjer në vitin 1980 dhe prapë prej vitit 1981 gjer në vitin 1990. Ramadani prej vitit 1994 gjer në vitin 1996 ishte anëtar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMLDNJ) dhe prej vitit 1996 gjer në vitin 1998 ishte anëtar i Këshillit komunal për financa në Prishtinë. Z.Ilmi Ramadani ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) prej vitit 1998 gjer në vitin 1999. Nga viti 2000 deri ne vitin 2008 ishte Menaxher i Klinikës "Teuta" - Prishtinë.  z. Ramadani, ka  mbajtur e mban poste udhëheqëse si këshilltar i lartë politik, nëpër disa ministri të Kosovës.

 

Nijazi Kadriu, lindi në vitin 1956, në Ramnabuqë të Bujanocit.

Njaziu në vitin 1979, kyçet në grupet ilegale që luftonin për lirinë e Kosovës.  Edhe në këto anë, pra në Malësinë e Bujanocit, ai formoi celulat e Lëvizjes për Çlirimin e Kosovës.  Gjithmonë ishte në krah të veprimtarit të Malësisë së Bujanocit, Doktor Ilaz Selimit, i cili tërë jetën dhe gjithë pasurinë  e dha për popull.

UDB-ja, Nijazi Kadriun e arreston, më 25. 03. 1983 së bashku me shumë atdhetarë tjerë.  Pas maltretimeve të shumta, ai dënohet sipas nenit ,,të famshëm” 133, 136 lidhur me 114 të Kodit Penal të Jugosllavisë, në emër ,,të popullit”, me 7 vite burg. Burgun e mbanë në Vrajë dhe Nish.

Shpirti atdhetar nuk e linte të qetë asnjëherë, dhe duke e parë se çështja e Kosovës Lindore mbeti e pazgjidhur dhe e harruar dhe duke mos u pajtuar me gjendjen në të cilën mbeti populli shqiptar atje, në vitin 2005, me një grup shokësh themeloi Shoqatën e të Shpërngulurve nga Kosova Lindore “Vatra”. Përpos mospajtimit me gjendjen e pazgjidhur të Kosovës Lindore, Njazi Kadriu  në kuadër të shoqatës “Vatra”, duke e parë se jeta e qytetarëve të ndjekur nga Kosova Lindore është në gjendje mjaftë të vështirë, duke e parë se askush nuk interesohet për mundësitë e kthimit në trojet e veta (edhe pse u dëbuan me dhunë nga serbët), siç po bëjnë për serbët, u angazhua që të organizojë, që t’i bashkojë këta dhe t’u ndihmojnë këtyre qytetarëve të ndjekur, në mënyrë që me presione dhe duke sensibilizuar gjendjen e tyre të vështirë, sado pak të ndikojnë te organet e Qeverisë së Kosovës, te organet  komunale të Gjilanit, Bujanocit, Preshevës e Medvegjës, e pse jo edhe te ndërkombëtarët, për gjetjen e mundësive e të  krijimit të kushteve për kthim të atyre që dëshirojnë të kthehen, por edhe për integrim aty ku janë. Në këto angazhime atdhetare Njaziu punoi vazhdimisht deri në vdekje, deri në frymën e fundit të jetës së tij.

Reshat Sadiku, i lindur në Priboc të Bujanocit, ishte veprimtar e atdhetari i devotshëm, toger i TMK-së, njeriut i cili tërë jetën ia kushtoi atdheut, lirisë humanizmit, përparimit, tolerancës e bashkimit kombëtar.

Veprat flasin se Toger Reshati, që nga shkolla e mesme, u burgos nga regjimi serb, por, ai, për asnjë çast nuk e ndali veprimtarinë atdhetare, nuk i ndali përpjekjen për t’u çliruar nga armiku shekullor. Iu gëzua formimit të UÇK-së, pjesë së të cilës ishte. Pas transformimit të UÇK-së, u sistemua në TMK me gradën Toger e ndihmoi UÇPMB-në. Me shpirtin humanitar që kishte, ndihmoi të gjithë ata që kishin nevojë me të gjitha mundësitë që kishte.

 

 

Ramiz Arifi, u lind, më 2 shkurt 1955 në Breznicë të Bujanocit. Pas disa burgosjeve të shkurta, Ramizi s’e ndal veprimtarinë e tij dhe njëherit, studion në SHL në Pejë. Veprimtaria atdhetare e Ramiz Arifit është veprimtari e luftëtarit të mirfilltë të lirisë. 
Që i ri Ramizi inkuadrohet në Lëvizjen e të rinjëve të Kosovës, kundër pushtuesit serbë. Ai, bashkë me grupin e tij të ilegales, shpërndan trakte dhe shkruan parulla. Grupi tregon Ramizi kishte për detyrë leximin e librave, shpërndarjen e literaturës, dhe shumëzimin e grupeve të reja. Në Lëvizjen për Bashkimin e trojeve Shqiptare, të udhëhequr nga atdhetari Metush Krasniqi, Ramizi Arifi me 11 vjet burg, 

Shefik Sadiku, i lindur në Priboc të Bujanocit, një jetë të tërë merret me veprimtari atdhetarie. Shefik Sadiku, ka qenë i burgosur dhe i dënuar politik i viteve ‘80. Ashtu sikur mijëra shqiptarë liridashës të kohës edhe Shefiku ka qenë pjesë e veprimtarisë ilegale atdhetare, e cila kulmoi me demonstratat e marsit dhe prillit të vitit 1981. Ishte dënuar me burg të rëndë, në mesin e një grupi ushtarësh shqiptarë në Maribor të Sllovenisë, për veprimtarinë atdhetare, e cila nga regjimi jugosllav i kohës konsiderohej si përpjekje për ta rrëzuar regjimin, në platformë të nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar. Shefik Sadiku, aktualisht punon në Komisionin Qeveritar për Njohjen e Statusit të ish të Dënuarve dhe të Ish të Përndjekurve Politikë. 

 

Sadulla Kadriu, nga Ramabuqa e Bujanociut, është i burgosur politik dhe ish kryetar i Lëvizjes “Vatra”. Sadullah Kadriu, anëtar i Këshillit Politik për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

UDB-ja, Sadulla Kadriun dhe kushëririn e tij Nijazi Kadriun e atdhetarë të tjerë e arreston, më 25. 03. 1983.  Pas maltretimeve të shumta, ai dënohet sipas nenit ,,të famshëm” 133, 136 lidhur me 114 të Kodit Penal të Jugosllavisë, në emër ,,të popullit”, me 8 vite burg. Burgun e mbanë në Vrajë dhe Nish.

 

 

 

Muhamet Xhemaili, nga Muhoci, Komuna e Bujanocit, njihet me nofkën Komandant Rrobeli. Ai, ishte Komandanti i Zonës Operative të Qarrit, duke mbrojtur Malësinë e Bujanocit nga hordhitë e paramilitarëve serbë. Ai asnjëherë nuk e ndiu vetën të privilegjuar nga pozitat udhëheqëse që mbante në kohë lufte. Nuk e ndiu veten të privilegjuar as atëherë kur mbante poziten e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇPMB-së. Nga gjitha këto pozita ai e ndiente veten të obliguar ndaj popullit, prandaj çdo hapë e bënte sigurt pa shkelur asnjëher mbi idealin dhe gjakun e populli tonë.

Për të ishte një goditje e madhe vendimi i paarsyeshëm për ta pranuar marrëveshjen e Konqulit. Ai kurr nuk iu bind kësaj marrëveshje dhe gjithnjë rrugëtonte që gjërat të bien në vendin e vet. Për këtë angazhim të tij edhe u godit për ta ndalur në gjysmë rrugëtimin për Liri. Komandant Rebeli iku nga kjo botë, duke na lënë një koncept të punës dhe përkushtimit për t’i quar gjërat përpara. Ai, pushimin në kohë pune nuk e donte prandaj gjithëherë ishte aktiv. Pas përfundimit të luftës, emërohet këshiltar komunal në Buajnoc. Vritet në rrethana të pasqaruara nga pusia, më 12 korrik 2005, në Gjilan.

Për meritat luftarake dhe atdhetare, banorët e fshatit Muhoc, komandantit të tyre i kanë ngritur një lapidar me emrat e tre dëshmorëve të kombit, të cilët i përkujtojnë tradicionalisht për çdo vjet. 

 

 

 

Enver Rasim Bajrami, i lindur, më 30.09.1976, në Breznicë, shkollën fillore e kreu në vendlindje atë të mesme në Roganë. Enveri ishte edhe ushtarë i UÇK-së brigada ”172 Isa Kastrati”, ndërsa në UÇPMB, ishte një ndër të parët në themelimin e saj. Vritet në vijën e fronit nga forcat serbe, më

21.04.2000.  Zona Operative Breznicës “Brigada 112” e njifte për luftëtar të rreptë e sypatrembur.

 

 

 

Sherif Faik Jonuzi, i lindur, më 28.12.1978, në Breznicë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mësmen në Roganë, më pas vijoi shkollimin e lartë në shkollën Petagogjike “Skendërbeu” në Gjilan. – 21.04.2000 Z.O. e Breznicës Brigada 112”.
Sherifi mori pjesë në luftën e UÇK-së në Z.O. të Karadakut e pastaj në zonën operative të Pashtrikut, mori pjesë në operacionin ”Shigjeta” në luftën e UÇPMB-së ishte ndër themeluesit e parë, ra heroikisht së bashku me Enver Bajramin në Gjergjec.


Pas rënjes heroike të tyre, menjëher emërtohet edhe brigada 112 ”Sherif Jonuzi dhe Enver Bajrami”.

 

Lirim Jakupi, nga Novosella Komuna e Bujanocit, i njohur po ashtu nën nofkën “Nacisti”, ka qenë njëri ndër komandantët kryesor të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) - gueriljes shqiptare që luftoi për 16 muaj kundër forcave serbe të sigurisë në rajonin e Luginës së Preshevës deri në maj të vitit 2001, kur edhe u çmobilizua si rezultat i marrëveshjes së paqes. Ai është plagosur të premtën në Tetovë gjatë një aksioni të policisë maqedonase. Lirim Jakupi kishte arritur që të arratiset pas përleshjes së armatosur me pjesëtarët e policisë. “Ne jemi të brengosur sepse edhe më parë ka ndodhur që ndokush të gjendet në Bondsteel dhe më pas të ik. Për këtë duhet një veprim energjik i shtetit dhe i organeve të drejtësisë”, ka thënë Çoviqi duke paralajmëruar se MUP-i i Serbisë dhe “Qendra Koordinuese për Kosovën dhe Metohinë” do t’i dërgojnë UNMIK-ut kërkesë për ekstradimin e Jakupit. Autoritetet serbe janë në kërkim të Lirim Jakupit, të cilin e akuzojnë se është pjesëtar i Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH). Po ashtu edhe UNMIK-u kishte lëshuar fletarrest ndërkombëtar ndaj Lirim Jakupit, për shkak të dyshimit se ka kryer vepra terroriste dhe se është i implikuar në vrasje të ndryshme në territorin e Kosovës.

Tigrat e Malësisë i rrinin karshi tigrave të Maqedonisë, Beretave të Kuqe, Frenkovcave dhe Klanit të Zemunit të Serbisë, pa u bërë syri vër. 

 

 

Besim Tahiri, i njohur me nofkën “Çeçeni”, lindi në Suharrnë, Komuna e Buajnocit. Ai, ishte pjesëtar i UÇPMB-së. Trupi Gjykues i Gjykatës së Qarkut në Vranjë, i ka shqiptuar denimin prej 57 vjet dhe 7 muaj burg për nëntë shqiptarë nga Bujanoci. Ata janë denuar me akuzën për veprime armiqësore, terrorizëm. Gjyqi i ka dënuar në mungesë me nga 15 vjet burg dy anëtarë të AKSH-së, Lirim Jakupi i njohur si komanadant "nacisti" dhe Besim Tahiri i njohur si "Çeçeni". Besim Tahiri, qe dënuar nga EULEx, me dënimin me burg në kohëzgjatje prej 7 vjetësh.

 

Lirimi dhe Besimi, të njohur si  “Nacisti” dhe "Çeçeni", gjatë kohës së UÇPMB-së, dalloheshin për guximin luftarak dhe shkathtësinë ushtarake, ndaj edhe Shtabi i Përgjithshëm u ofroi mision të veçantë. Ata që i kanë parë njëherë këta burra të Malësisë s’ka se si të mos i kujtojnë aksionet e tyre, të furishme, që linin pas vete jehonën e shkatërrimit total. Trimëria e këtyre burrave shpërthente kufijtë nacional e rajonal, ndaj shtetet fqinje ngritën padi gjyqësore, duke i dënuara me qindra vjet burgim.

 

 

 

 

 

Mefali Ramadani, i njohur si Mulla Mefa, i lindur në Novosellë, Malësia e Bujanocit. Është pasardhës i trungut gjenealogjik të Mulla Selimit, Doktor Ilazit, të përmendur për maturi, bujari, fisnikëri dhe humanizëm.

Mulla Mefa, është klerik fetar i pesë copë katundeve të Malësisë: Priboc, Zarnicë, Suharrnë, Novosellë e Ramnabuqë. Ndonëse nga këto vendbanime të brezit kufitar gjatë vitit 1999, u shpërngulën me dhunë mijëra familje malësore, ai, me një grup besimtarësh çdo të premte del në Zarbicë, për ta falur xhumanë. Këtë mision Mulla Mefa ia ka ngarkuar vetes për t’ia kthyer Malësisë, jetën e gjallërinë. Por, kjo nuk është krejt e tëra. Mulla Mefën e njohim edhe gjatë pluralizmit partiak, Referendumit të vitit 1992, konflikteve të armatosura 2000-2001 e me radh, si një shembull të burrit të urtë.

 

 

Sulejman E. Sulejmani, është nip i Sylë Zarbicës, nga Zarbica. Gjatë shkollimit të mesëm, bie në sy të sigurimit serb, i cili e ndiqte hap pas hapi. Ai, ka botuar librin me poezi   “Dashuri e përcëlluar”, në kuadër të Klubit letrar “Nositi”, Dardanë, 2013.

Jeton në perëndim dhe merret me veprimtari letrare dhe publicistikë. Biografia e këtij atdhetari është e vëllimshme dhe shumëdimensionale.

 

Haqif Haziri, nga Priboci, është afarist me nam në Zvicër, të cilin me epitetin më të lartë e quajnë “Kingu” i pjekurinave. Ai, është përfaqësues i Kompanisë “Victoria”, në Zvicër dhe ka të punësuar me dhjetëra punëtorë kryesisht nga Malësia e Bujanocit.

 

Haqif Haziri, asnjëherë nuk e  ka harruar vendin e lindjes  dhe njerëzit e tij.

Haqa me shpirtin e tij human, ka ndihmuar njerëz të shumtë në nevojë dhe iniciativa të ndryshme për rregullimin e infrastrukturës së Malësisë së Bujanocit.

 

 

Sevdail Hyseni, lindi më 24 mars 1959, në Priboc, Komuna e Bujanocit. Me gazetari merret, që nga viti 1990. Një kohë të gjatë ka qenë kryeredaktor i revistës “Jehona” (1992-2002), pastaj gazetar korrespodent nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja i gazetës “Kosova sot” (1998-2000), korrespodent i gazetës “Bota sot” (2000-2002), bashkëpunëtor i revistës mujore “Ekskluzive” etj.

Në periudhën prej viteve 2002-2006, ka ushtruar funksionin e kryetarit të Kuvendit Komunal në Bujanoc.

 

Nga viti 2009, emërohet drejtor i Ndërmarrjes Publike “Radiotelevizioni i Bujanocit”, të cilin funksion e ka ushtruar deri në vitin 2012, në mandatin katërvjeçar. Përveç gazetarisë merret edhe me krijimtari letrare dhe publicistike.

Deri tashti ka të botuar si bashkautor një libër dhe qindra shkrime publicistike. Për poezinë satirike  “Me shajkaçe në Evropë”, të librit “Kur të qeshë fati”, botuar në edicion të “Fjalës”, Prishtinë,1994, nga sigurimi shtetëror serb u nxor në gjyq 28 herë për 5 vjet rresht, duke iu mohuar e drejta për punësim dhe vizita jashtë shtetit.

Është shqiptari i parë i rehabilituar me Ligjin për Rehabilitim në Serbi, me Vendimin gjyqësor: “Viktimë e përndjekjeve ideo-politike”, në vitin 2008.

 

 

 

Selver Xhelili, nga Zarbica, nënkryetar i Republikanëve të Kosovës dhe kryetar i degës së këtij subjekti politik për Gjilan.

Selver Xhelili, ka qenë kryetar i studentëve të Universitetit të Prishtinës, në periudhën 2007-2009, këshilltar komunal në Gjilan, në dy mandate 2009-2013, drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit 2009-2013, drejtor ispeksionit  2013-2015, nënkryetar i drejtorateve të Republikës së Kosovës 2013-2015, si dhe senator i Universitetit të Prishtinës për dy mandate 2006-2010.

 

Shteti i Maqedonisë, konkretisht prokuroria e këtij shteti, ka ngritur aktakuzë kundër Selver Xhelilit, aktualisht drejtor i inspeksionit në Gjilan, dhe ka lëshuar një fletë arrest në pikat kufitare, me akuzën se gjatë viteve 2009-2012, ka financuar gjoja grupet e UÇK-së për të destabilizuar Maqedoninë.

 

 

Avdil Ramadani, i lindur, më 10.07.1959, në Novosellë të Bujanocit, është pasardhës i trungut gjenealogjik të familjes Selimi: Mulla Selimi, Doktor Ilazi, Mulla Mefaili etj., të cilët brez pas brezi i dhanë Mlësisë së Bujanocit, kuptimin e një krahine të bujarisë dhe fisnikrisë shqiptare.

Avdil Ramadani, është i pari nga liderët politikë të Luginës së Preshevës, i cili i ofroi komunitetit shqiptar në Sebi dhe Vojvodinë, ofertën për kyçje në Partinë Republikane, kryetar i së cilës është në Bujanoc e nënkryetar në nivel shteti.

Gjatë aktivitetit njëvjeçar të Partisë Republikanë, Avdil Ramadani, merret iniciatori i parë i lidhjes së republikanëve të Serbisë, Nikolla Sandulloviq, të Kosovës, Faton Kurti dhe të Shqipërisë, Fatmir Mehdiu. Pas disa takimeve të përbashkëta të këtyre liderëve republikanë në Beograd, Prishtinë dhe Beograd, Avdil Ramdani, jep idenë e formimit të Unionit Republikan Ballkanik.

Kumbara i republikanizmit ballkanik, Avdil Ramadanit, merr pjesë aktive në zgjedhjet e parakohshme lokale dhe parlamentare të Serbisë, më 24 prill 2016, me një Listë kandidatësh të mundshëm për këshilltarë komunalë në Asamblenë komunale të Bujanocit.

Partia Republikane, në krye me Avdil Ramadanin, kandidat i mundshëm për kryetar komune në Bujanoc dhe bartës i Listës për këshilltarë komunalë, që mban numrin rendor 10, do të jetë çelës i ndryshimeve të qeverisjes lokale, për një jetë më të mirë të qytetarëve të saj nga Bujanoci e deri te Guri i Zi.  

 

 

Krejt në fund…

 

Malësia e Bujanocit, ka edhe burra të tjerë, të cilët me veprat e tyre nderuan veten, familjen, rrethin dhe gjithë shqiptarinë.

Vargut të këtyre byrrave i shtohen edhe Hisen Fera, Sadik Qorri, Ramush Qarri, Lot Vaku, Fazli Ramadani, Vesel Ramadan – Baxhuku, etj.

Flitet se Ajet Fetah Sopi, nga Priboci, ishte kryetar i parë historik nga komuniteti shqiptar i Bujanocit, në periudhën e komunizmit. Në këtë drejtim meritojnë të përmendet prof dr. Shefik Haliti e prof. Dr Ibrahim Ramadani nga Muhoci si dhe prof dr. Adem Pajaziti nga Zarbica. Në fushën e publicistikës veçohen prof. Ismet Tafili nga Priboci dhe Refik Hasani nga Zarbica.

Një kontribut të çmueshëm e dhanë edhe krytarët e shoqatës “Guri i Zi”, në Zvicër me Shaban Bajramin nga Muhoci, “Guri i Zi”, në Gjilan, në krye me Eshtref Shabanin dhe Reshat Sulejmanin nga Zarbica dhe “Guri i Zi” në Bujanoc me Fatmir Sopin, kryetar. Shifrat dhe faktet flasin ce Fatmir Sopi, gjatë vitit 2001, me ndihmën e ndërkombëtarëve, më shumë ka ofruar ndima për banorët e Malësisë të zhvendosur në Gjilan, se sa pushteti lokal për 14 vjet.

Hasan Sherifi nga Zarbica, ka arritur nga malësorët që punojnë në Zvicër të grumbulloj rreth 200 mijë euro për asfaltimin e rrugës Muhoc-Zarbicë, për ta përmbushur ëndërrën e kahmotshme të Malësisë, për rregullimin e infrastrukturës.

Këta burra kanë qenë dhe mbeten një shembull i mirë i guximit, fisnikërisë dhe bujarisë shqiptare. Pjesëmarrja e tyre nëpër të gjitha proceset luftarake, politike e shoqërore, ka shtuar cilësinë e organizimit, bashkëpunimit dhe sukseseve. Pa burrat e Malësisë, zor se do të kishin kuptim, veprimtaritë me interes shoqëror e kombëtar në Luginë të Preshevës dhe më gjerë.

 

Shoqëria Civile “Perspektiva” - Bujanoc (Kujtesa historike)

Këshilli i Evropës: Fushata parazgjedhore në Serbi kryesisht e qetë
Shqiptarët e Luginës së Preshevës në zgjedhjet parlamentare, kërkojnë pjesëmarrje edhe në qeverinë e Serbisë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration