Lokale
Përfituesit mbjellin pemët, marrin masat për mbrojtje nga lepujt e breshkat
Shefket Ibishi nga fshati Turi i komunës së Bujanocit, është njëri prej 35 përfituesve të fidaneve që janë ndarë para tri javëve.
Ky bujk nga projekti në fjalë ka fituar mbi 800 fidane të mollëve i cili pothuajse tanimë i ka mbjell të gjithë në pronën e tij e cila gjendet mes fshatit Turi dhe Lluçan.
Shefket Ibishi potencon se deri me tani i ka mbjell 700 fidane dhe se i kanë mbetur për t’i mbjell edhe 118 të tjera, sapo të lejojnë kushtet atmosferike.
Ai sqaron se përse iu janë vendosur fidaneve dhe rrjet mbrojtës, Ibishi falënderon komunën për këtë mundësi si dhe donatorët.
“Rrjeta iu është vendosur për mbrojtje nga lepujt të cilët mund të i hanë, apo dhe nga breshkat, sepse kështu na kanë sqaruar agronomët gjatë seminarit që është zhvilluar për t’na vetëdijesuar në mbjellje dhe mirëmbajte të pemëve. Frytet priten pas tri viteve kur edhe mund të bëhet shitja e mollëve”.
[caption id="attachment_98418" align="alignright" width="300"] Shefket Ibishi[/caption]
Korrespodenti i Titullit ka kontaktuar edhe përfituesit e tjerë nga Bilaçi, Letovica dhe Samolica, të cilët këtë fundjavë priten të mbjellin të gjitha fidanet.
Nga ky projekt komuna e Bujanocit dhe bujqit që merren me pemishte në territori e komunës, kanë përfituar gjithsejtë 17.852 fidane të llojeve të ndryshme për mbjelljes së një sipërfaqe mbi 25 hektarëve.
Vlera e përgjithshme financiare e fituar nga ky projekt për bujqit e kësaj komune është mbi 1.6 milion dinar, ndërsa donacioni i është ndarë të tria nacionaliteve që jetojnë në këtë rajon.
Si kusht kryesor për të përfituar nga ky donacion ka qenë që aplikuesit ta kenë të regjistruar ekonomisë bujqësore, dhe t’i kenë në pronësi të veten apo në shfrytëzim me kontratë, minimumi 50 ari tokë pjellore./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!