Lokale
17 kandidatët e Luginës pranohen në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë
17 kandidatët tani janë pranuar si student në Universiteti e Mjekësisë në Tiranë thuhet në njoftimin e lëshuar nga Fakulteti i Mjekësisë të datës 18 nëntor.
Sipas urdhrit numër 476 të këtij Fakulteti, janë pranuar të 17 kandidatët të cilët kishin aplikuar më herët për t’u regjistruar në këtë institucion të lartë arsimor.
Ata deri në momentin e fundit nuk ishin pranuar me arsyetimin se duhet të hidhet short për të pranuar pesë nga 17 kandidatët.
Ky vendim që ka gëzuar tej mase studentët e rinj, si duket është edhe si pasojë e presionit që kanë bërë kandidatët si dhe paraqitjes së rastit në media, raporton Titulli.
Më 8 nëntor, 17 kandidatët nga Lugina protestuan para këtij Fakulteti në Tiranë duke mos pranuar nënshtrimit të shortit.
Në protestë, kandidatëve iu ishte bashkuar edhe kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit Jonuz Musliu. Një angazhim për zgjidhjen e këtij rasti në mënyrë pozitive kishte edhe Unioni Studentor i Luginës së Preshevës si dhe institucionet lokale te Luginës./Titulli.com/
Lista e studentëve të pranuar:
1. Adelina Xhemaili
2. Adriatik Fazliu
3. Albulena Ajdini
4. Arbnore Kamberi
5. Arine Kamberi
6. Arlinda Salihu
7. Blerina Asani
8. Egzon Ibishi
9. Hasan Fejzullahu
10. Hidajete Abazi
11. Leon Ramizi
12. Mirjeta Ahmeti
13. Nerimane Jakupi
14. Ramil Hyda
15. Rexhep Ajvazi
16. Shemsije Mustafa
17. Vlora Xhemaili
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!