Lokale
Përcjellët për në banesën e fundit i riu nga Dobrosini, Riad Hajdari (foto)
Njëzet vjeçari nga Dobrosini i Bujanocit, Riad Hajdari i biri i Vehbi Hajdarit është përcjell sot për në banesën e fundit, në varrezat e vendlindjes së tij në Dobrosin.
Në ceremoninë e varrimit, kanë marrë pjesë mbi 300 qytetarë nga komuna e Bujanocit si dhe ajo e Gjilanit, e në mesin e tyre ishte dhe ish-këshilltari politik i UÇPMB-së, tani kryetar i kuvendit komunal, Jonuz Musliu si dhe kryetari i OVL-së, Edmond Isufi, raporton Titulli.
Babai i të ndjerit, Vehbi Hajdari ishte dhe njëri ndër komandantët në konfliktit të armatosur të UÇPMB-së.
Riad Hajdari është goditur për vdekje, të hënën, në rrugën Malishevë – Uglar, të komunës së Gjilanit, përderisa viktima po lëvizte me një motoçikletë derisa është goditur nga një veturë në lëvizje.
Familjarët e tij pas varrimit, duke iu bërë thirrje të pranishmëve për të i bërë “Hallall” birit të tyre, than se për të i dhënë ngushëllime familjes, hapja është nga dita e mërkurë dhe zgjatë për 7 ditë në shtëpinë e tyre në Gjilan.
Personi i cili ishte së bashku me viktimën mësohet se është jashtë rrezikut për jetë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!