Bujanoc: Nis projekti të rinjtë e fuqizuar për ndryshime pozitive
Lokale

Bujanoc: Nis projekti të rinjtë e fuqizuar për ndryshime pozitive

30.Jul.2013 15:59
0
Në shtëpinë e kulturës në Bujanoc është prezantuar projekti “Të rinjtë e fuqizuar për ndryshime pozitive në Serbinë Jugore dhe në Sanxhak”. Të pranishëm ishin përfaqësues të Agjencisë Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID), Nenad Borovcanin, sekretari shtetërorë i Ministrisë për Rini dhe Sport, përfaqësues të pushteti lokal në Bujanoc , Preshevë, Vranjë, përfaqësues të organizatës „Iniciativa Qytetare“ dhe aktivist të ndryshëm të rinisë. “Me partnerin e sajë-iniciativën qytetare, USAID do të ndihmoj të rinjtë në këtë rajon që të punojnë në zhvillimin e aftësive personale dhe profesionale që të bëhen qytetarë aktiv dhe lider në komunitetet e tyre dhe të përgatiten për të filluar suksesshëm bizneset e tyre“, tha Suzan Kutor ushtruese e detyrës së drejtoreshës së misionit të USAID-it në Serbi. Ndërsa sekretari pranë Ministrisë për Rini dhe Sport, Nenad Borovcanin ka falënderuar pushtetet lokale në Bujanoc, Preshevë dhe Vranjë për mbështetjen e këtij projekti dhe ka porositur të ndihmohet zhvillimi i shoqërisë në këtë pjesë të Serbisë, raporton Titulli. iniciativa-usaid-1 Arbër Pajaziti, shef i zyrës së kryetarit të Bujanocit deklaroi se mbështet çdo iniciativë që ka për qëllim zhvillimin e iniciativave të rinisë përmes projekteve të ndryshme. “Të rinjtë e vendit tonë në këto momente kanë nevojë të zhvillohen dhe ecin përpara me ide dhe projekte të reja, andaj unë urojë që projekti në fjalë të jetë vërtet një ndihmesë për shoqërinë tonë“, tha Skënder Destani zëvendës kryetar i komunës së Preshevës. Ky projekt ka për qëllim të punojë në zvogëlimin e margjinalizimit të të rinjve në rajonin tonë dhe në Sanxhak ndërsa është mbështetur nga USAID. “Iniciativa Qytetare” do të punojë në ngritjen e kapacitetit të të rinjve, grupeve joformale dhe organizatave të shoqërisë civile. Ky projekt do të zgjasë 15 muaj dhe të rinjtë do të kenë mundësi të angazhohen në jetën publike të komuniteteve të tyre dhe të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi më efikas, më të hapur dhe demokratik, si dhe zhvillimin e shoqërisë në përgjithësi./Titulli.com/
Përcjellët për në banesën e fundit i riu nga Dobrosini, Riad Hajdari (foto)
ANZHEL në Bujanoc për ricertifikim
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration