PDSH revoltohet me ministrin Cakaj: Beogradi nuk është zgjidhja, por problemi!
Partia Demokratike Shqiptare e udhëhequr nga Ragmi Mustafa ka vendosur një pllakatë në stendë (billboard) në rrugën kryesore në hyrje të Preshevës si shenjë revolte ndaj listës së unifikuar shqiptare për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të Serbisë më 21 qershor, shkruan Titulli.com.
“Ministër Gent Cakaj.Beogradi nuk është zgjidhja, por problemi! Rruga jonë është Prishtina dhe Tirana! Lugina do zgjidhje, jo zgjedhje!”, thuhet në pllakatën që përmban edhe llogon e PDSH-së.
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj së bashku me ambasadorin shqiptarë në Beograd Ilir Bocka dhe personel tjetër po qëndrojnë në vizitë treditore në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Gjatë ditës së sotme ministri Cakaj ka zhvilluar takime me përfaqëuesit politik që marrin pjesë më listën e përbashkët në zgjedhjet parlamentare “Alternativa Demokratike Shqiptare- Lugina e Bashkuar”./Titulli.com/