PDSH mbanë mbledhje, përgatitet për Kuvendin e 5-të zgjedhor
Lokale

PDSH mbanë mbledhje, përgatitet për Kuvendin e 5-të zgjedhor

06.Oct.2012 17:01
0

Në sallën e Kuvendit Komunal të Preshevës sot u mbajt mbledhja e Këshillit Qendrorë të Partisë Demokratike Shqiptare Mbledhja e sotme e këtij subjekti që qeverisë me komunën e Preshevës ishte si përgatitje për Kuvendin e pestë zgjedhor të saj. Në mbledhje u shqyrtuan dhe miratuan aktvendime mbi zgjedhjen e anëtarëve të komisionit statutar të PDSH-së dhe program zgjedhor për Kuvendin e pestë të përgjithshëm . Pikë e rëndësishme ishte edhe vendimi mbi organizimin e zgjedhjeve në këtë subjekt politikë shqiptarë që vepron në Luginë. Në mbledhjen e sotme përveç anëtarëve nga Presheva, morën pjesë edhe anëtarë nga komuna e Bujanocit. Sipas burimeve të Titullit, PDSH do të bëjë edhe ndryshime në degën e saj në Bujanoc, në të cilën në të ardhmen do të angazhohen aktivistë të cilët dikur ishin pjesë e Lëvizjes së Progresit Demokratik, e që tani kanë braktisë këtë subjekt./Titulli.com/
Ishe sekretari i LPD-së Shefket Jakupi – zyrtarisht i bashkohet PDSH –ës
Maturantët e Medvegjës përfunduan ekskurzionin në Greqi (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration