Maturantët e Medvegjës përfunduan ekskurzionin në Greqi (foto)
Lokale

Maturantët e Medvegjës përfunduan ekskurzionin në Greqi (foto)

06.Oct.2012 09:12
0
Maturantët e shkollës së mesme teknike "Nikolla Teslla" nga Medvegja, me gjithsej 5 paralele, në njërën prej të cilave mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, janë kthyer nga vizita disaditore në Greqi. Ata, të shoqëruar edhe nga profesorët kujdestarë, vizituan disa nga qytetet kryesore të shtetit helen. E veçanta e kësaj shëtitje, sipas Egzon Sylës, njërit nga maturantët e kësaj shkolle, është se “për herë të parë në kësi lloj shëtitjesh mori pjesë edhe paralelja në gjuhën shqipe. Pa dyshim se ky ishte një udhëtim shumë i mirë dhe jemi shumë të kënaqur”, u shpreh maturanti. Nxënësit shqiptarë gjatë gjithë kohës u shoqëruan nga kujdestari i tyre, profesori Gani Krasniqi. Maturantët shqiptarë, ndonëse të pakët në numër, për medvegja.net shprehën kënaqësinë e tyre për këtë vizitë. Ata thanë se do t'i drejtohen me një kërkesë drejtorit të shkollës që t'u lejohet që në të ardhmen, në mënyrë të organizuar të udhëtojnë në Shqipëri. “Nikolla Teslla” është i vetmi institucion i mesëm arsimor që vepron në territorin e komunës së Medvegjës./Titulli.com/

PDSH mbanë mbledhje, përgatitet për Kuvendin e 5-të zgjedhor
Akademi kushtuar veprimtarit të Luginës, Njazi Kadriut
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration