Ishe sekretari i LPD-së Shefket Jakupi – zyrtarisht i bashkohet PDSH –ës
Lokale

Ishe sekretari i LPD-së Shefket Jakupi – zyrtarisht i bashkohet PDSH –ës

06.Oct.2012 18:56
0
Ish sekretari i LPD Shefket Jakupi nuk dot krijojë ndonjë lëvizje apo subjekt të ri politik , pasi ai tashmë zyrtarisht është pjesë e Partisë Demokratike Shqiptare. Jakupi këtë informacion për herë të parë e ka konfirmuar për RTP duke dhënë edhe arsyet e tija pse ai zgjodhi subjektin më të madh në Preshevë. E anëtari tashmë i PDSH –ës Shefket Jakupi ka thënë se kjo forcë politike do të riorganizohet , pasi brenda një periudhe të shkurtër do të mbahet edhe kuvendi III-të i   degës në Bujanoc . Ai me këtë rast ka bërë apel tek të gjithë që të përqafojnë programin e PDSH , pasi ky subjekt me fanatizëm ruan dhe mbron bërthamën tonë kombëtare. Por Jakupi ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij pse ishte largua nga LPD , duke thënë  se ai këtë nuk e ka bërë për kurrfarë interesash  personale , por për të respektuar votën e atyre që besuan tek uniteti në mes shqiptarëve. Shefket Jakupi është i angazhuar në LPD që nga viti 2002, dhe që nga ai vit mbante postin e sekretarit të kësaj partie. Tre muaj më parë kur dhe u largua nga LPD ,  Shefket Jakupi kishte lënë  mundësinë e hapur për të qenë pjesë e ndonjë subjekti politik, dhe sipas burimeve jo zyrtare ai  do të jetë  kryetar i degës së  PDSH në Bujanoc./Titulli.com/
Mustafa dhe Barjami në bisedime për vendqëndrimin e studentëve të Luginës
PDSH mbanë mbledhje, përgatitet për Kuvendin e 5-të zgjedhor
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration