PDSH kandidon Enver Memetin për bartës të listës për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar
Lokale

PDSH kandidon Enver Memetin për bartës të listës për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar

09.Oct.2018 08:11
0

Kryesia e Partisë Demokratike Shqiptare në mbledhjen e saj ka vendosur që bartës të listës për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar të kandidoj Enver Mehmeti, jurist i diplomuar, sekretar aktual i Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Partia Demokratike Shqiptare lëshon këtë komunikatë:

Pas vendimit të Këshillit Qendrorë të Partisë Demokratike Shqiptare për pjesmarrje në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar që do të mbahen me datë 04 nëntor 2018, kryesia e PDSH për bartës të listës në këto zgjedhje propozoi dhe vendosi që të jetë Enver Mehmeti, jurist i diplomuar, sekretar aktual i Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Ditët në vazhdim, Partia Demokratike Shqiptare do të bëjë përpjekje që në përpilimin e listës së kandidatëve për Kuvendin e Këshillit Kombëtar Shqiptar të përfshijë edhe subjekte tjera politike si dhe organizata joqeveritare që veprojnë në Luginë të Preshevës.

Kryesia e PDSH-së edhe njëherë konstatoi se zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar të shpallura për datë 04 nëntor 2018, shqiptarët e Luginës së Preshevës i gjejnë si popullin më të diskriminuar në Evropë nga qeveria e Serbisë, e cila nuk arriti edhe në përfundim të legjislaturës së dytë të këtij organi të përmbushë asnjë obligim ndaj kërkesave të shqiptarëve.

PDSH duke vlerësuar se pozita e shqiptarëve në Luginë të Preshevës është edhe më e rënduar, do të angazhohet maksimalisht që edhe në këtë kohë të jetë konsistente në artikulimin e kërkesave legjitime të shqiptarëve Luginës së Preshevës, të cilat do të parashtrohen në çdo institucion vendor dhe ndërkombëtar deri sa Presheva, Bujanoci dhe Medvegja të bëhen pjesë integrale e Republikës së Kosovës.

Në Preshevë

Kryesia e PDSH-së

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration