PD nis fushatën në Medvegjë, Salihi: Medvegja është pasqyra reale e diskriminimit shtetëror ndaj shqiptarëve (foto)
Partia Demokratike ka nisur fushtë parazgjedhore në komunën e Medvegjës dhe ka promovuar listën me numër 6 "Partia Demokratike - Për Medvegjën" për zgjedhjet lokale si dhe kadidatin për deputet në zgjedhjet parlamentare Sali Salihin dhe listën me numër 16 "Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës", përcjellë Titulli.com.
Kryetari i PD-së Nagip Arifi është shprehur se kanë qëndruar në Medvegjë për të shënuar fillimin e fushatës për zgjedhjet lokale në Medvegjë dhe ato parlamentare që do të mbahen më 3 Prill 2022.
Kandidati për deputet nga lista me numër 16 "Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës", sali Salihi është shprehur se Medvegja është pasqyra reale e diskriminimit shtetëror ndaj shqiptarëve. Numër i madh i të pasivizuarëve shqiptarë të Medvegjës ka rënduar edhe më shumë gjendjen në këtë komunë.