Ardita Sinani: Në Luginë të Preshevës po tentohet të krijohet një Sanxhak i dytë
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani e ftuar në emisionin “Oxygen” ka folur për gjendjen në Luginë.
Ajo u shpreh se gjendja e shqiptarëve atje është e mjerueshme.
Gjithashtu, tha se atje po tentohet të krijohet një sanxhak i dytë.
“Pozita e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është e mjerueshme, më e keqe se në vitet e 70-ta, fatkeqësisht dhe kjo duhet të alarmohet. Po tentohet të krijohet një sanxhak i dytë”, u shpreh ajo.