PD gati për bashkëpunim, presim për takim bartësin e listës së zgjedhjeve parlamentare
Lokale

PD gati për bashkëpunim, presim për takim bartësin e listës së zgjedhjeve parlamentare

13.May.2020 13:03
0

Partia Demokratike, është në mesin e subjekteve shqiptare që ju ka bashkuar listës së përbashkët  në Luginë të Preshevës për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të Serbisë të caktuara për 21 qershor.

Në pyetjen e redaksisë së Titulli.com se ku është arritur me përgatitjet për listën, Kryetari i PD-së, Nagip Arifi është shprehur se PD gjithmonë ka shprehur interesim edhe për unifikimin e faktorit politik shqiptar.

“Partia Demokratike gjithmonë ka qenë e gatshme për unifikimin e faktorit politik shqiptar, dhe jo vetëm për zgjedhje parlamentare, por edhe ato lokale edhe pse ka munguar vullneti nga parti të caktuara. Nga takimi i Tiranës deri më sot fatkeqësisht nuk është zhvilluar asnjë takim mes liderëve. Ne jemi duke pritur që bartësi i kësaj liste të ftojë një takim të përbashkët të liderëve politik”, tha për Titulli.com Arifi.

Sipas tij pritshmëritë për bashkëpunim me subjektet  tjera për këtë proces është i mirëseardhur.

“Kemi një përvojë jo të mirë me deputetët e deritanishëm, të cilët pothuajse s'kanë sjellë asnjë rezultat konkret. Megjithatë, iniciativa e Republikës së Shqipërisë për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare me një listë të përbashkët ka qenë i mirëseardhur”, tha Arifi.

Kryesia e Partisë Demokratike ka nominuar dy kandidatë për deputet për zgjedhjet  parlamentare,  kryetarin e degës së PD-së në Medvegjë  Bajram Mustafa dhe kandidatja tjetër Nadije Beqiri nga komuna e Bujanocit, ekonomiste e diplomuar, punëtore shumëvjeçare në shkollën fillore "Naim Frashëri" në Bujanoc”.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar në Tiranë me inicitaivë të ministrit në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj lista e përbashkët për pjesëmarrje në  zgjedhjet parlamentare do të  quhet “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”./Titulli.com/

 

Filloi aplkimi për pagesën prej 100 euro (linku zyrtar)
Stankoviq reagon për Medvegjën lidhur me spastrimin etnik shqiptarë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration