Pasivizim koletiv i shqiptarëve në Medvegjë
Lokale

Pasivizim koletiv i shqiptarëve në Medvegjë

10.Nov.2015 15:02
0
Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) reagon ashpër ndaj procedurës kolektive të pasivizimit të vendbanimit të shqiptarëve në komunën e Medvegjës.

Sipas informacioneve që disponon KKSH- nga Komuna e Medvegjës ka filluar një aksion nga stacioni policor i kësaj komune me procedurat e pasivizimit të vendbanimit të shqiptarëve të kësaj komune në mënyrë kolektive.

“Ditëve të fundit posta është duke i përcjellë vendimet e policisë mbi pasivizimin e vendbanimit të një numri masiv të shqiptarëve edhe ate me konstatimin, përkatësisht, me fotografit e vendbanimeve të shqiptarëve.Kjo gjueti e policisë, me përmasa kolektive është diskriminues dhe ka për qëllim vetëm spastrimin etnik të kësaj komune e cila edhe ashtu gjendet buzë kësaj të fundit”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga shërbimi për informim i KKSH-së. 

Këshilli Kombëtar Shqiptar konstaton se ky proces i ndërmarrë nga organet e shtetit është plotësisht antiligjore dhe kundërkushtetues nga se ka për qëllim ndërrimin e strukturës etnike të popullsisë në komunën e Medvegjës. 

KKSH konsideron se veprimet e tilla të Policisë janë të papranueshme dhe procedurat e ndjekura nga Policia janë në papajtushmëri me sistemin juridik të vendit.

KKSH gjykon veprimet e tilla marrë parasysh zbatimin selektivë të dispozitave ligjore edhe procedurave të ndjekura ligjore në mënyrë kolektive. 

KKSH fton të gjithë institucionet publike dhe politike të mobilizohen për të shqyrtuar këtë çështje shqetësuese për shqiptarët e  komunës së Medvegjës sepse me pasivizimin e vendbanimit të qytetarëve të këtij rajoni i diskriminon edhe të drejtat tjera elementare./Titulli.com/

Sezoni i dimrit sfidë për refugjatët dhe Kryqin e Kuq në Preshevë (foto)
Kamberi: Pasivizimi i shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, rrezik për strukturën etnike
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration