Kamberi: Pasivizimi i shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, rrezik për strukturën etnike
Lokale

Kamberi: Pasivizimi i shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, rrezik për strukturën etnike

10.Nov.2015 19:37
0
Deputeti popullor në parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi i është drejtuar ministrit të policisë së Serbisë rreth pasivizimit të qytetarëve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Kamberi pasivizimin e qytetarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit,e sheh si rrezik për ndryshimin e strukturës etnike të popullatës.

 Deputeti Kamberi ministrit të policisë i është drejtuar nga parlamenti i serbisë gjatë seancës së sotme. Në vazhdim mund ta ndiqni fjlalimin e tij të plotë.

E nderuara kryetare, zonja dhe zotërinjë deputetë:

Pyetja ime i dedikohet ministrit të policisë rreth pasivizimit të qytetarëve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Ka një kohë që në Bujanoc dhe Preshevë policia po e realizon një aksion që ka të bëjë me shlyerjen nga evidenca të qytetarëve të këtyre komunave, për të cilët gjoja është vërtetuar se “nuk jetojnë në adresat e paraqitura ose që nuk e kanë paraqitur ndryshimin e adresës së banimit”.

Ky fenomen tanimë ka filluar edhe në Medvegjë, sidomos pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Në këtë komunë, sipas të dhënave të cilat i posedojmë, është duke u realizuar një aksion i gjerë i shlyerjes nga evidence të të gjithë qytetarëve, për të cilët, nëpërmjet një procedure të përshpejtuar policore, konstatohet se nuk jeton në adresën e paraqitur. Ekzistojnë edhe raste kur u refuzohet kërkesa për marrjen e letërnjoftimit njerëzve të cilët vetëm se posedojnë letërnjoftimin biometrik.

Legjislacioni i vendit vendbanimin e sheh si vend në të cilin mund të gëzohen të gjitha të drejtat.

Vendbanimi mund të përcaktohet në bazë të pronës së patundshme, kontratës mbi marrjen me qira ose bazave tjera juridike (si psh, kontratës mbi shfrytzimin e banesës).

Nëse nuk mund të paraqitet në këtë formë, atëherë mund të paraqitet në adresën e banimit të prindit, bashkëshortit/bashkëshortes ose partnerit/es jashtëmartesorë, në adresën e “venbanimit të përhershëm” (tek miqët) ose hapsirat në të cilat personi është vendosur “përgjithmonë”.

Një numër i madh i qytetarëve të komunës së Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, kanë lëshuar venbanimet e tyre menjëherë pas marrveshjes së Kumanovës dhe tërheqjes së ushtrisë jugosllave nga Kosova dhe vendosjes së saj brenda Zonës Tokësore të Sigurisë (5km nga kufiri me Kosovën).

Në atë periudhë, llogaritet që 1500 qytetarë nga Presheva, 3000 nga Bujanoci dhe rreth 3000 nga Medvegja, kanë kërkuar strehim të përkohshëm në Kosovë. Një numër i madh i tyre edhe sot janë të vendosuar atje përkohësishtë.
Me Planin dhe programin për zgjidhjen e konfliktit të armatosur në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë i vitit 2001, Qeveria e atëhershme e R. Sërbisë dhe Qeveria Federale, njëri prej obligimeve të marra ka të bëjë edhe me “krijimin e kushteve për kthim të sigurt dhe të rregullt të popullatës së shpërngulur”.

Por, në këtë sferë nuk është arritur asgjë dhe nuk ekzistojnë as kushtet minimale që njerzit të kthehen, sepse nuk kanë as rrymë.

Pra, bëhet fjalë për një numër të madh të qytetarëve të këtyre komunave ndaj të cilave është ndërmarrë ose pritet të ndërmirret sanskioni i shlyerjes nga evidenca, edhe pse bëhet fjalë për njerëz të cilët posedojnë nënshtetësinë e Republikës së Sërbisë, kanë patundshmëri në këto komuna dhe paguajn tatimet e tyre në këtë shtet.

Me refuzimin e dhënjes së letërnjoftimeve dhe dokumentacioneve tjera personale ose edhe me shlyerjen nga evidence, policia u pamundëson këtyre qytetarëve që të realizojnë të drejtat e veta elementare. Përveç që i pamundsohet qytetarëve të realizojnë të drejtat e veta të cilat i takojnë në bazë të nënshtetësisë, vështirësitë me të cilat grupi i përmendur i qytetarëve ballafaqohet kur aplikojnë për regjistrimin e vendbanimit, është edhe vështirësimi i realizimit të të drejtës mbi nënshtetësi dhe paraqitje të venbanimit e fëmijëve të lindur në librin amë kur fëmijët lindin.

Në fakt, që prindërit të munden të regjistrojnë lindjen e fëmisë është e obligueshme që dokumentacionit përkatës t’ja bashkangjisin edhe certifikatën e lindjes dhe letërnjoftimet e tyre. Dhe nëse prindërit nuk mund të paraqesin vendbanimin, e si pasojë nuk mund te marrin letërnjoftimet, do t’ju pamundsohet që të paraqesin edhe lindjen e fëmijës së tyre. Në këtë mënyrë ata humbin të gjitha të drejtat për fëmijët e vet, drejta këto të cilat i takojnë atyre me ligjet në fuqi.

Me refuzimin e dhënies së letërnjoftimeve këtyre persone, në mënyrë të drejtpërdrejt shkilet neni 2. pika 1. e Ligjit mbi letërnjoftimet i cili thotë “të drejtën për të marr letërnjoftime gëzojnë të gjithë qytetarët e Republikës së Sërbisë”.
Supozohet që në kuadër të këtyre aksioneve që kanë të bëjnë me shlyerjen e qytetarëve ekzistues nga evidenca mund në mënyrë të drejtpërdrejt të ndikohet edhe në ndryshimin artificial të strukturës nacionale në këto komuna.
Përveç gjitha këtyre, do të potencoj një shembull të përafërt i cili ka ndodhur në Slloveni:

Qytetarët e Sllovenisë të cilëve iu kishte marrë statusi i qytetarit në kohën e pavarsimit të këtij shteti, i kanë dorëzuar 645 padi në Gjykatë në Strazbur kundër shtetit Slloven.

Gjykata e Strazburit në qershor të vitit 2012 ka marrë vendim që Sllovenia me procedurat e marr ndaj “të shlyerve” ka thyer dispozitat e Konventës europiane mbi të drejtat e njeriut, e cila ka të bëjë me rrespetimin e jetës private dhe publike.
Në procesin “ Kuric dhe të tjerët kundër Sllovenisë” gjashtë pjestarë të grupit të cilët kishin paditur Slloveninë për shlyerje nga regjisti i përhershëm i banorëve në atë shtet, gjykata në Strazbur u ka pranuar të drejtën për kompenzimin e dëmeve jomateriale me vlerë prej 20.000 euro për secilin, ndërsa nga Sllovenia ka kërkuar që në afat prej 1 viti të aprovojë propozimin për kompenzimin e dëmeve për banorët e tjerë që ishin shlyer nga evidenca.

Në kompenzimin e lartëpërmendur të drejta do të kishin 25.000 persona të pasivizuar nga regjistri i përhershmë i popullsisë pas pavarsimit të Sllovenisë.

Bazuar në atë që përmenda më sipër, dhe me qëllim që t’ë mos i kontribuohet situatave në të cilat qytetarët do të detyrohen që të drejtat e veta t’i realizojnë nëpërmjet Gjykatës europiane për të drejtat e njeriut në Strazbur, pyetja ime për ministrinë e policisë është:

a) Cili është numri i saktë i qytetarëve të cilat janë shlyer nga evidence, rrespektivisht, të cilëve iu është refuyuar kërkesa për marrjen e letërnjoftimeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe
b) Çfarë do të ndërmerrë ministria që, një aksion i këtillë, i cili drejtpërdrejt ndikon në ndryshimin artificial të strukturës nacionale në këto komuna, të ndërpritet?
Faleminderit.

Pasivizim koletiv i shqiptarëve në Medvegjë
Raporti nga Evropa: Shqiptarët të nënpërfaqësuar në Luginë, të drejtat e pakicave kusht i BE-së ?!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration