Pas publikimit të rastit në portalin Titulli, vijnë ndihmat e para për familjen Musliu nga Tërnoci
Lokale

Pas publikimit të rastit në portalin Titulli, vijnë ndihmat e para për familjen Musliu nga Tërnoci

08.Mar.2016 12:30
0
Pas publikimit të lajmit dhe apelit për ndihmë në portalin informativ Titulli, Zyra për të Rinj në Bujanoc ka organizuar një aksion humanitar për t'i dal në ndihmë familjes Musliu nga Tërnoci, e cila jeton në skamje dhe kushte të vështira materiale.

Menjëherë pas publikimit të lajmit se apelohet për ndihmë u organizua aksioni humanitar falë vullnetit të rinisë sonë aktive. Zyra për të rinj dje ka shpërndarë gjëra ushqimore për familjen Musliu nga Tërnoci që ndodhet në gjendje të mjerueshme, thuhet në një njoftim të Zyrës për të Rinj në Bujanoc, raporton Titulli.com.

Ne do të vazhdojmë aksionin tonë këto ditë edhe në fshatin Bilaç tek familja Rashiti, por edhe tek familjet tjera në nevojë, thuhet gjithashtu në njoftim të kësaj zyre.

Ju kujtojmë se familja e Halit Musliut prej nëntë anëtarëve nga Tërnoci i komunës së Bujanocit po përballet me vështirësi të mëdha ekonomike, sociale e cila jeton me mungesë të kushteve elementare për jetesë dhe tani e 35 ditë jeton edhe pa rrymë elektrike në shtëpi.                                                                                                          

Këtyre ditëve familjes Musliu, iu ka shtuar edhe një brengë që sipas familjarëve, përfaqësuesit e distribucionit të rrymës i kanë dërguar vërejtje për pagimin e borxhit të rrymës me vlerë afro 180 mijë dinarë sepse në të kundërtën do të burgoset kryefamiljari./Titulli.com/

 Personat që dëshirojnë të ndihmojnë familjen Musliu mund të kontaktojnë me kryefamiljarin në këtë numër telefoni: + 381 63 938603; +381 628694788.

Paga mesatare në jug të Serbisë për 24 për qind më e ulët se mesatarja në nivel shtetëror
Shënohet tetë marsi në Bujanoc, nevoja për barazi gjinore në punësim (foto&video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration