Paga mesatare në jug të Serbisë për 24 për qind më e ulët se mesatarja në nivel shtetëror
Lokale

Paga mesatare në jug të Serbisë për 24 për qind më e ulët se mesatarja në nivel shtetëror

08.Mar.2016 10:23
0
Paga mesatare në rajonin e Rrethit të Pçinjës dhe Jabllanicës në muajin tetor të vitit 2015 ka pasur vlerën 33 mijë e 670 dinarë, dhe është më e ulët për 24 për qind në krahasim me mesataren e shtetit, ka njoftuar Oda rajonale ekonomike e Leskocit, përcjell Titulli.com.

Paga mesatare në nivel republikan në këtë muaj ka qenë 44 mijë e 124 dinarë.

Shikuar në komuna, në Rrethin e Pçinjës pagat më të larta janë shënuar në Medvegjë, 38 mijë e 6363 dinarë, ndërsa pagat më të ulëta në mesatare kanë qenë në Tërgovishtë, 27 mijë e 248 dinarë.

Nëse shikohen punësimi dhe papunësia, në rajonin e dy rretheve në jug të Serbisë janë evidentuar gjithsej 61 mijë 616 të punësuar, në Rrethin e Pçinjës, 28 mijë e 604 persona, tregojnë të dhënat e Odës së Leskocit.

Sa i përket të papunësuarve, numri i përgjithshëm në Rrethin e Pçinjës dhe Jabllanicës është 73 mijë e 755 persona.

Këto të dhëna janë nga marsi i vitit 2015, sepse Enti për Statistikë nuk ka publikuar të dhënat e reja, sepse në rrjedhë e sipër është sistemi i ri i përpunimit administrativ të të dhënave mbi numrin e të punësuarve./Titulli.com/

Fejzullahu: Serbia e gatshme për diplomat universitare, Kosova ende pa zyrë të verifikimit (video)
Pas publikimit të rastit në portalin Titulli, vijnë ndihmat e para për familjen Musliu nga Tërnoci
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration