Lokale
Diplomati shqiptar: Liderët në Preshevë duhet të ndërgjegjësohen
Diplomati dhe publicisti shqiptar Shaban Murati duke folur në emisionin e fundit “Pa Rrotulla” të Milaim Zekës , ka kritikuar liderët shqiptar për mënyrën e qasjes ndaj proceseve që po zhvillohen në Luginë të Preshevës.
[caption id="attachment_114505" align="alignleft" width="259"] Shaban Murati[/caption]
Shaban Murati me këtë rast e ka vlerësuar shumë të gabuar kërkim hesapi Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës pse akordoi 100 mijë euro, që sipas tij ky ishte një gjest simbolik i drejtë për ndërtimin e një objekti konkret.
“Ajo që duhet të kërkojnë ata (politikanët e Luginës) është angazhimi diplomatik, kurse për sa i përket faktorit diplomatik shqiptar, ata në Preshevë, duhet të ndërgjegjësohen. Ka një fjalë të urtë populli jonë, ‘i zoti e nxjerrë gomarin nga balta’, pra ajo qëndron. Ata duhet të kenë forcën e aftësisë dhe kapacitetin e tyre për t’u bashkuar me njëri tjetrin edhe për t’i imponuar, qoftë Qeverisë së Serbisë, qoftë faktorit ndërkombëtar”, u shpreh diplomati Murati, transmeton Titulli.
“Unë e kamë thënë në analizat e mia se faktori ndërkombëtar zgjohet atëherë kur plasin ujërat, po ujërat nuk mund t’i plasi as Tirana e as Prishtina”, përfundoi publicisti dhe diplomati nga Shqipëria.
Vlen theksuar se ish Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi në korrik të vitit 2012-të e dekoroi diplomatin dhe publicistin Shaban Murati me urdhrin “Mjeshtër i Madh”.
Ceremonia ishte zhvilluar në Presidencë dhe në motivacionin e dekorimit thuhej: “Për shërbimin e çmuar që i ka bërë shtetit shqiptar në veprimtarinë e tij si diplomat, duke i vënë dijet dhe aftësitë e tij në mbrojtje të çështjes shqiptare dhe të forcimit të imazhit e pozitës së vendit tonë në botën e jashtme”.
Shaban Murati është prej 14 vitesh analist i çështjeve ndërkombëtare në “Gazetën Shqiptare”. Ai ka shërbyer si ambasador në disa vende dhe është autor i 5 librave me temë të problemit të Kosovës, çështjeve rajonale dhe marrëdhënieve ndërkombëtare./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!