Pas helikopterit, preshevari me shpikje të re (video)
Kjo pajisje për hapjen e gropave për mbjelljen e pemëve është ideuar dhe realizuar nga mjeshtri i njohur preshevar Qani Lutfiu.Lutfiu, që është një mjeshtër autodidakt i automekanikës, këtë pajisje e ka krijuar vetëm disa muaj pasi ka bërë një helikopter e të cilin nuk po i lejohet ta ngjis në qiell, pasi Presheva, ku jeton mjeshtri, është në zonën e sigurisë ajrore në Serbi, transmeton "Zeri".
Ndryshe, Lutfiu njihet si mjeshtër për rregullimin e traktorëve dhe motokultivatorëve. I njejti, para disa vitesh në Pendën e fshatit Rahovicë të Preshevës kishte aktivizuar edhe një anije, të cilën e pati ndërtuar vet./Titulli.com/