Fakultetin Ekonomik në Bujanoc fillon vitin akademik shkollor
Fakulteti Ekonomik i Suboticës, dega në Bujanoc ka shënuar solemnisht fillimin e vitit akademik universitar 2014/2015.
Në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, përfaqësues të universitetit të Novi Sadit, ministrisë së Arsimit, pushteteve lokale, deputet popullor, Këshilli Kombëtar Shqiptar, përfaqësues të OSBE-së dhe EU-Progres uruan studentët për vazhdimin e përgatitjes profesionale.
Dekani i Fakultetit Ekonomik të Suboticës, Nenad Vunjak tha se është një ditë e madhe për të këtë institucion shkollor sepse regjistron gjeneratën e katërt të studentëve dhe ka falënderuat të gjithë ata që po ndihmojnë në funksionimin sa më të mirë.
“Në emër të ministrit përshëndes studentët dhe u urojë një vit të suksesshëm shkollor. Në këtë vend dëshirojë që edhe njëherë të rikujtojë iden e hapjes së këtij fakulteti”, deklaroi Zoran Mashiq, sekretar pranë ministrisë së arsimit, shkencës dhe zhvillimit të teknologjisë së Serbisë.
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi duke uruar studentët deklaroi se në vitin e ardhshëm do të kenë kushte më të mira që shpresojmë se në këtë drejtim do të kemi përkrahjen edhe të faktorit ndërkombëtar.
“Ne jemi diku 55 mijë, ku 500 mijë prej tyre janë profesorë e punonjës tjerë dhe të tjerët studentë. Universiteti jonë gjatë 55 viteve punë ka dëshmuar kualitet brenda universiteteve në vend dhe arenën ndërkombëtare”, tha Miroslav Veckoviq, rektor i Universitet të Novi Sadit.
Shefi i Misonit të OSBE-së në Serbi, Peter Burkhard shprehi përkrahjen për studentët të cilët përmes edukimit do të marrin edhe aftësit e domosdoshme me qëllim të kuptojnë botën moderne.
Fakulteti Ekonomik i Suboticës, dega në Bujanoc është hapur në tetor të vitit 2011 në cilin mësimet ndjeken në gjuhën shqipe dhe atë serbe.
“Unë mundë të them se gjatë muajve të ardhshëm do të mundë të fillojmë ndërtimin e objektit të këtij fakulteti dhe se ky investim do të jetë ma i madhi në fushën edukimit për këtë vit”, është shprehur Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Galip Beqiri, kryetar i Këshilli Kombëtar Shqiptar shprehu brengën e tij se si të mundësohet që studentët e diplomuar në këtë fakultet t’i ofrojmë punë këtu në mënyrë që mos të migrojnë ne vendet e perëndimit dhe shtroi kërkesë që mësimet të zhvillohen 50 % në gjuhën serbe dhe 50% në gjuhën shqipe.
Menaxheri i programit EU-Progres, Grem Tindal përcolli porosinë e ambasadorit të bashkimit Evropian në Serbi, Majkël Davenport dhe potencoi se se kontratat janë nënshkruar për objektin e fakultetit dhe ka uruar studentët për një vit të suksesshëm.
Vlen të theksohet se gjatë promovimit të vitit akademik shkollor prezent ishin edhe deputetet popullorë nga Bujanoci në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi dhe Nenad Mitroviq.
Kjo është gjenerata e katërt e studentëve që vijojnë mësimet në Fakultetin Ekonomik të Suboticës, dega në Bujanoc dhe numri i përgjithshëm arrin mbi 300 studentë./Titulli.com/