PD nisë me grumbullimin e deklaratave mbështetëse
Partia Demokratike (PD), në Bujanoc sot ka nisur grumbullimin e deklaratave dhe verifikimin e tyre në mbështetje të listës së këtij subjekti për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Grumbullimi i deklaratave është duke u bërë në Bujanoc dhe dy vendbanime tjera shqiptare, në Tërnoc e Bilaç.
Pjesëmarrës në dhënien e nënshkrimit, për të përkrahë Partinë Demokratike, ishte edhe vet udhëheqësi i këtij subjekti, njëherit kryetar i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.
Subjekti më i ri në Luginë, vendimin zyrtarë për të marrë pjesë në zgjedhjet e 26 tetorit e bëri publike më 19 shtator, përderisa më 2 tetor doli edhe me emërtimin e listës zgjedhore “Partia Demokratik – Dr. Nagip Arifi”./Titulli.com/