Partia shkarkon shefin e grupit të këshilltarëve serb në Bujanoc
Në mbledhjen e Bordit Komunal të Partisë së Pensionistëve të Bashkuar të Serbisë (PPBS) në Bujanoc, në përbërje të zgjeruar, nga anëtarësia e partisë, me vendim unanim, për shkak të mos aktivizimit dhe mospjesëmarrjes në mbledhjen e Bordit komunal të PPBS-së, është shkarkuar Zoran Antiq.“Ekonomisti i diplomuar Zoran Antiq, shefi aktual i grupit të koalicionit serb në Kuvendin Komunal të Bujanocit, më 1 shtator të vitit 2013 ka nënshkruar anëtarësimin, me çka kësaj partie i ka mundësuar një ulëse në parlamentin lokal. Të paktën kështu u mendua atëherë. Në këtë kohë Antiq gjendej në vendin e drejtorit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Vranjë”, thuhet në kumtesën e këtij subjekti, dega në Bujanoc.
Ky subjekt politik, me kryetar Zhivota Matiq, ka vlerësuar se për të mbrojtur interesat e tij, para së gjithash për të ruajtur vendin e drejtorit, Antiq “dashurinë shumëvjeçare” me Rajonet e Bashkuara të Serbisë e ka ndërruar me “dashurinë e re” me Partinë e njerëzve të nderuar, me synime të mira.
Edhe pse, sipas PPBS-së, Antiq i kishte premtuar kolegëve të tij të ri partiak se do të japë kontributin e tij për një punë më kualitative dhe kuptimplote në Bordin Komunal të PPBS-së, para së gjithash transmetimin dhe avokimin mbi realizimin e konkluzioneve të këtij bordi në mbledhjet e parlamentit lokal.
Mirëpo, në kumtesë theksohet se deri më tani Antiq asnjë fjalë nuk e ka folur e as pranuar publikisht se është anëtarë i kësaj partie.
“Asnjë fjalë të vetme Antiq nuk e ka thënë rreth PPBS-së në Bujanoc, madje asnjëherë ‘publikisht’ nuk e ka pranuar se është anëtarë i kësaj partie, me të cilën janë demantuar pritjet, megjithëse të pakta, pas shumë kalimeve nga njëri subjekt politik në tjetrin, më në fund të ‘aterrojë’ dhe të tregojë synimet e ndershme dhe afatgjate të tij.”
PPBS matej nënvizon se qëllimet e tashmë anëtarët të shkarkuar ishin të dedikuara për “një përdorim”.
“PPBS nuk është dhe kurrë nuk do të jetë parti për një përdorim. Prandaj, pa keqardhje, i themi ditën e mirë njerëzve si Zoran Antiq, derisa mirëseardhje të gjithë atyre me qëllime të ndershme dhe të vërteta”, thuhet në fund të kumtesës së PPBS-së në Bujanoc. /Titulli.com/