Leoneta Abdyli, piktorja nga Bujanoci që po promovon kulturën e Luginës
Lokale

Leoneta Abdyli, piktorja nga Bujanoci që po promovon kulturën e Luginës

19.Mar.2015 12:27
0

Leoneta Abdyli është piktore e brezit të ri që krijon në Luginën e Preshevës, pikërisht në Bujanocin e bukur që rrjedha e kohës së qytetit të uron mirëseardhje. Si shumë bashkëmoshatar edhe ajo në mungesë të fakulteteve në gjuhen shqipe ja mësyu Universitetit të Prishtinës për ti zgjeruar horizontet e krijimtarisë në sferën e artit krijues të artit pamor të pikturës si njëra nga degët më të rëndësishme të gjinisë artistike ku shquhen talentet dhe mjeshtëria e penës.

Leoneta Abdyli shkollën fillore dhe të mesme e përfundoi në vendlindje Bujanoc, ndërsa ka diplomuar në fakultetin e arteve figurative Bachelor, dega pikturë, në Akademinë e Arteve, Prishtinë 2010-2014 tani vazhdon studimet postdiplomike-master në Universitetin Publik të Prishtinës.

Ajo në një intervistë për portalin shqiperiaebashkuar ka folur për krijimtarinë e artit dhe pikturës dhe ka shprehu dashurinë e sajë për bukurit natyrore që ka rajoni i Luginës së Preshevës.

“Arti gjithmonë lidhet me të bukuren dhe më të vërtetë ta kënaqë shpirtin dhe zemrën vet duke shikuar. Më kënaqë çdo gjë që është art, më mrekullon kur skulptori I jep aq bukur jetë një balt, violinisti që me melodinë e tij të bënë të shkosh në pafundësi, piktori që me një copë letër ca ngjyra dhe imagjinatën e tij të lë gojë hapur”, është shprehur Leonita Abdyli.

Abdyli thotë se  gjithmonë do të mbështetet në atë se të bërit art është “ Të bësh atë që ndjen dhe të ndjesh atë që bënë.

 

E nderuara artiste Leonita ju keni lindur në Bujanoc aty filluat hapat e para në krijimtarinë e artit apo të pikturës na thuaj cilat janë emocionet, mbresat tuaja nga Bujanoci në krijimtarinë tuaj në punimet tuaja?

Abdyli: Unë kam lindur në Vranjë, kurse jam nga Bujanoci e që spitalin më të afërm të lindjes për Bujanoc dhe Preshevë e kemi në Vranjë. Të ju them të drejtën se në Luginën e Preshevës kemi një bukuri të rrallë natyrore, kemi fusha, male e lumenj të bukur. E si e vogël me familje kemi shkuar shpesh në piknik, ku jam mahnitur me natyrën e që më ka bërë që ta qes në pikturë. E asgjë nuk ka më të bukur për artistin se ajo që ka bërë natyra, e mua më inspiron dhe mundohem që ato bukuri ti fus me një kornizë.

 

Leonita në pejsazhet tua një vend të rëndësishëm zënë pranvera, inspirimin e gjen në harmonizim me moshën apo të mahnit bukuria e natyrës së bukur?

Abdyli: Ndoshta keni te drejt, kurrë nuk e pasna menduar për harmonizimin e moshës dhe natyrës. Pranvera ngjallë çdo gjë në këtë botë, por sidomos ngjyrat që i ka natyra në pranverë nën rrezet e diellit është ajo që më mahnitë dhe vazhdimisht provojë që ti qes në pëlhurë. Unë kam edhe disa piktura me ndërtesa, ama ajo që më kënaq është natyra në pikturat e mia. Pasi jemi ne prag te pranverës edhe gjithçka po lulëzon e po zbukurohet, e si mos te pikturojë atë që po ma sheh syri.

 

Ne e dimë se jeta dhe sigurimi i ekzistencës në Bujanoc është mjaftë shqetësues në disa tabllo të tuat vërehet ky shqetësim si ja arrini të transmetoni edhe në pikturat e tua?

Abdyli:: Atë që e thashë edhe më herët se çka ta sheh syri e qes në pëlhurë, është edhe ato shqetësimet që i kemi atje. Por duhet të mendojmë që të punojmë edhe më shumë ne atje edhe këtu që mos të jem të diskriminuar. Ne duhet që të gjithë të punojmë e ti injorojmë kufijtë, me art, kulturë e arsim. Unë udhëtoj shpesh në të gjitha trojet tona për koloni arti dhe ekspozita, e kam fituar atë ndjenjë se jemi të bashkuar sepse të gjithë shqiptarët jemi bashkë për ngjarje artistike e që një të tillë e kemi pasur edhe në Luginën e Preshevës. E ju ftojë të gjithëve që nuk e keni vizituar Luginën e Preshevës që të vini për vizitë dhe se kështu bashkohen shqiptarët kur jemi shpesh për ngjarje të ndryshme bashkë. Neve atje na inkurajon çdo vizitë nga vendet amë.

 

Portreti i nënës Tereza është origjinal dhe i kompletuar, sa të motivon humanizmi dhe dashuria e Nënës Terezë për njerëzimin në botën tuaj shpirtërore?

Abdyli: Portretin e Nënës Terezë e kam bërë me shumë dashuri. Jam munduar që ti pikturoj të gjitha rrudhat e Nënës Tereza, sepse me ato rrudha janë shprehur të gjitha sakrificat dhe puna e saj për humanizmin e saj ndaj njerëzimit. Nëna Terezë është vlerësuar shumë lartë nga e gjithë bota, unë jam krenare që i takojë kombit që i ka takuar edhe Nënë Tereza. Ne përgjithësi, femra shqiptare ka luajtur edhe luan rol me rëndësi në ruajtjen dhe zhvillimit të kombit tonë.

 

Piktura e vajzës shqiptare duke qëndisë përqon një mesazh të vlefshëm te populli ynë, a ka të bëjë kjo pikturë me ruajtjen e dokeve dhe zakoneve tona?

Abdyli: Gjeneratat e reja si kjo e imja edhe më të rejat nuk kemi informata për qëndisje dhe çejz, ajo që kam dëgjuar nga më të vjetrit për qëndisje dhe çejz më ka impresionuar. Në kohët jo shumë të largëta, vajzat e reja dhe vajzat e fejuara kanë qëndisur dhe janë përgatitur për martës. Vajzat shqiptare kur janë martuar kanë marrë me veti të gjitha ato qe i kanë qëndisur edhe e kanë stolisur shtëpinë e dhëndrit. Kjo tradite nuk po ekziston më në vendet urbane, e që e ka humbur më të mirën e vajzës shqiptare. Pasi kisha dëgjuar për këtë tradite, e kam bërë një pikturë me këto motive.

 

Kaltërsia në pejsazh në natyrë zërë një vend të rëndësishëm që pasqyron paçe jete, a do të thotë kjo se Bujanovci ka nevojë për paqe dhe qetësi apo i mungon diçka kësaj natyre?

Abdyli: Lugina e Preshevës ka nevojë për paqe dhe qetësi, me ngjyrën e kaltër e pasqyroj pafundësinë për liri. E keni dëgjuar atë këngën “ ka një qiell që na bashkon “, është qielli që na bashkon në të gjitha trojet. Është ndjenjë e mirë të pikturosh, me besoni se vetëm ata që pikturojnë e dinë mirë këtë ndjenjë, e sidomos kur pikturon me ngjyrat që të pëlqejnë.

 

Cilat janë planifikimet tuaja në të ardhmen do të kemi ndonjë ekspozitë personale tuajën?

Abdyli: Unë e kam pasur një ekspozitë para dy vitesh në Bujanoc, ato kanë qenë pikturat që i kam bërë gjatë studimeve. Pasi tani jam ne studimet postdiplomike kam bërë shumë piktura të reja. Po planifikojë që të kem një ekspozitë gjatë kësaj vere me piktura të reja.

Çfar këshille keni për rininë ?

Abdyli: Të punojnë dhe ti arrijnë qëllimet e veta, sepse me punë arrin gjithçka.

 

Intervistoi: Gramoz Halili; 

 

 

Ekspozitat: 

1.Ekspozitë personale, 27.07.2013, Shtëpia e Kulturës “Vuk Karaxhiq” Bujanoc (Pikturë) 

2.United Color of Benetton, 2013, Itali (Pikturë)

 

3.Ekspozitë kolektive, 15.02.2014, Sëiss Diamond, Prishtinë (Pikture).

4.Ekspozitë kolektive, Ana tjetër e Luginës, 21.03.2014, Shtëpia e Kultures “Vuk Karaxhiq” Bujanovc (Pikturë, Fotografi)

5.Ekspozitë për bamirësi, 15.03.2014, Sëiss Diamond, Prishtinë (Pikturë, Skulpturë)

6.Ekspozitë kolektive, 15.05.2014, Sëiss Diamond, Prishtinë (Pikturë)

7.Mbështetje Artistëve të rinjë, 25.05.2014, Sheshi “Nëna Tereze”, Prishtinë (Pikturë)

8.Ekspozitë me piktura të Nënës Tereze, 26.08.2014, Katedrale, Prishtinë (Pikturë)

9.Ekspozitë kolektive Draudacum, 29.11.2014, Gostivar (Pikturë)

10.Ekspozitë për Pavarësinë e Kosovës, 17.02.2015, Sëiss Diamond, Prishtinë (Pikturë)

11.Ekspozita e Fakultetit, UP 2014, Prishtinë (Pikturë)

12.Girls of Kosovo, 12.03.2015 Unique Art Gallery,Prishtinë Kosovë,(Pikturë)

 

Certifikatat dhe mirënjohjet:

Certifikatë në pikturë, 01.05.2012, Festivali Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut nga Klubi ASA

Certifikatë për pjesëmarrjen dhe kontributin e dhënë në aktivitetin e “Ekspo ASA 2 “&“ Stil ASA 2” nga Klubi ASA

Mirënjohje për pjesëmarrje në edicionin e I-rë të Kolonisë Artistike në Luginë te Preshevës 18-22.08.2014

Certifikatë për pjesëmarrje në Koloninë e Artisteve Figurative në Sarandë dhe rrethinat e saj 27 shkurt – 3 mars 2015

Certifikatë për pjesëmarrjen në edicionin e dytë të Ekspozitës së Arteve Pamore, 13.03.2015

 

Atasheu i SHBA-së qëndron në Këshillin Kombëtar Shqiptar
Partia shkarkon shefin e grupit të këshilltarëve serb në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration