Partia shkarkon shefin e grupit të këshilltarëve serb në Bujanoc
Lokale

Partia shkarkon shefin e grupit të këshilltarëve serb në Bujanoc

19.Mar.2015 16:58
0
Në mbledhjen e Bordit Komunal të Partisë së Pensionistëve të Bashkuar të Serbisë (PPBS) në Bujanoc, në përbërje të zgjeruar, nga anëtarësia e partisë, me vendim unanim, për shkak të mos aktivizimit dhe mospjesëmarrjes në mbledhjen e Bordit komunal të PPBS-së, është shkarkuar Zoran Antiq.

“Ekonomisti i diplomuar Zoran Antiq, shefi aktual i grupit të koalicionit serb në Kuvendin Komunal të Bujanocit, më 1 shtator të vitit 2013 ka nënshkruar anëtarësimin, me çka kësaj partie i ka mundësuar një ulëse në parlamentin lokal. Të paktën kështu u mendua atëherë. Në këtë kohë Antiq gjendej në vendin e drejtorit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Vranjë”, thuhet në kumtesën e këtij subjekti, dega në Bujanoc.

Ky subjekt politik, me kryetar Zhivota Matiq, ka vlerësuar se për të mbrojtur interesat e tij, para së gjithash për të ruajtur vendin e drejtorit, Antiq “dashurinë shumëvjeçare” me Rajonet e Bashkuara të Serbisë e ka ndërruar me “dashurinë e re” me Partinë e njerëzve të nderuar, me synime të mira.

Edhe pse, sipas PPBS-së, Antiq i kishte premtuar kolegëve të tij të ri partiak se do të japë kontributin e tij për një punë më kualitative dhe kuptimplote në Bordin Komunal të PPBS-së, para së gjithash transmetimin dhe avokimin mbi realizimin e konkluzioneve të këtij bordi në mbledhjet e parlamentit lokal.

Mirëpo, në kumtesë theksohet se deri më tani Antiq asnjë fjalë nuk e ka folur e as pranuar publikisht se është anëtarë i kësaj partie.

“Asnjë fjalë të vetme Antiq nuk e ka thënë rreth PPBS-së në Bujanoc, madje asnjëherë ‘publikisht’ nuk e ka pranuar se është anëtarë i kësaj partie, me të cilën janë demantuar pritjet, megjithëse të pakta, pas shumë kalimeve nga njëri subjekt politik në tjetrin, më në fund të ‘aterrojë’ dhe të tregojë synimet e ndershme dhe afatgjate të tij.”

PPBS matej nënvizon se qëllimet e tashmë anëtarët të shkarkuar ishin të dedikuara për “një përdorim”.

“PPBS nuk është dhe kurrë nuk do të jetë parti për një përdorim. Prandaj, pa keqardhje, i themi ditën e mirë njerëzve si Zoran Antiq, derisa mirëseardhje të gjithë atyre me qëllime të ndershme dhe të vërteta”, thuhet në fund të kumtesës së PPBS-së në Bujanoc. /Titulli.com/

Leoneta Abdyli, piktorja nga Bujanoci që po promovon kulturën e Luginës
Stankoviq në Medvegjë, viziton banjën e Sjarinës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration