Paralajmërohet hapja e barnatores në Muhoc të Bujanocit
Ushtruesi i detyrës së Barnatores së qytetit, Naser Asani ka marrë vendim që barnatorja në fshatin Muhoc të riaktivizohet pas rreth 4 viteve, kështu thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të komunës së Bujanocit.
Sipas këtij njoftimi ky lajm i ka gëzuar pa masë qytetarët e Malësisë së Bujanocit, të cilët deri më tani është dashur të udhëtojnë në pikat më të afërta, respektivisht në Bujanoc dhe në Rogan të Kamenicës për t'u furnizuar me barna.
Barnatorja do të jetë e hapur çdo të mërkurë duke filluar nga ora 09:00, dhe përveç qytetarëve të Muhocit, do të jetë në shërbim edhe të të gjithë banorëve të Malësisë së Bujanocit.