Ideja e shkëmbimit të territoreve, e ka dëmtuar rolin e BE si ndërmjetëse në konfliktin Kosovë-Serbi?
Lokale

Ideja e shkëmbimit të territoreve, e ka dëmtuar rolin e BE si ndërmjetëse në konfliktin Kosovë-Serbi?

16.Dec.2020 15:47
0

Ndërsa Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) kremton një dekadë ekzistencë, ka një debat të kuptueshëm për evolucionin e strukturave dhe aftësive të tij. Për ata që dëshirojnë t`a shohin -në të forcojë praninë e saj në skenën globale, ai është një sukses i padiskutueshëm.

Një shërbim, përmes të cilit mund të ndiqet qasja e përbashkët e BE-së ndaj politikës së jashtme, sigurisë dhe mbrojtjes, me delegacione të pranishme në të gjithë globin dhe në organe të ndryshme shumëpalëshe. Megjithatë, është pikërisht më afër shtëpisë, ku ky aktor i ri vazhdon të përballet me sfidat e tij më të thella.

Ballkani Perëndimor, ka qenë prej kohësh një nga sfidat kryesore për efektivitetin e proklamuar të politikës së jashtme dhe të sigurisë së BE-së, sidomos duke pasur parasysh gabimet e dhimbshme dhe të kushtueshme të viteve 1990.

Aty janë investuar burime të konsiderueshme, përfshirë shumë kapital politik, për të demonstruar potencialin transformues të BE-së, në një rajon ku anëtarësia në union konsiderohej gati e pashmangshme. Në fakt, çështja e marrëdhënieve Kosovë-Serbi i siguroi EEAS-it një nga triumfet e saj të hershme.

Baronesha Ashton udhëhoqi negociatat që çuan në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 midis Beogradit dhe Prishtinës. Ishte një moment përparimi pas barrikadave të vitit 2011 në veri të Kosovës, që i vuri  ballë për ballë me Forcën e NATO-s në Kosovë.

Ishte një përparim që e vendosi Serbinë dhe Kosovën në një rrugë të prekshme drejt normalizimit të marrëdhënieve, pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë së kësaj të fundit,në shkurt 2008. Por mosbesimi në lidhje me procesin e dialogut, ka vazhduar të rritet.  i Komunave me shumicë serbe, i cilësuar si jetik për integrimin e plotë të serbëve të Kosovës, nuk është krijuar ende. Shumë marrëveshje të tjera mbeten të pazbatuara. Një zgjidhje gjithëpërfshirëse duket më e largët sesa do të kishin shpresuar ose pritur shumë njerëz. 

Edhe ndërhyrja e fundit e administratës Trump, shërbeu vetëm sa për të forcuar ndjenjën e lëvizjes nga ana e Brukselit. EEAS (i ndihmuar nga Komisioni Evropian),është dëshmuar veçanërisht i aftë në trajtimin e një portofoli Çështjesh shumë teknike, që kanë të bëjnë me dialogun.

Nga doganat te menaxhimi i integruar i kufijve, nga telekomunikacioni tek energjia elektrike, ai ka ofruar propozime që i kanë siguruar shumë dimensione teknike të dialogut, në mënyrë që ai të ecte përpara edhe kur aspektet politike ishin futur në ngërç.

Gjithsesi Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm ka dështuar në nxitjen e një marrëveshje përfundimtare midis dy palëve. Mbështetja e saj e dukshme – nën administrimin e Federica Mogherinit – e një marrëveshje të paraparë mbi një shkëmbim territoresh midis Serbisë dhe Kosovës, e ka dëmtuar pretendimin e BE-së për të qenë një aktor i udhëhequr nga parimet dhe vlerat e përbashkëta.

Për më tepër, ajo ishte një ide që rrezikoi stabilitetin diku tjetër në Ballkanin Perëndimor; në veçanti në Bosnje Hercegovinë. Për më tepër, vetë EEAS është penguar nga mungesa e një harmonizimi midis vendimeve të vendeve anëtare të BE-së, dhe objektivave kryesore të politikës së jashtme të BE-së.

Kjo nuk është askund më e dukshme sesa në dështimin për t’i dhënë Kosovës liberalizimin e vizave, pavarësisht se Komisioni Evropian arriti në përfundimin se kishte përmbushur të gjitha kërkesat. Sot në Prishtinë qarkullon shpesh batuta se qytetarët e Kosovës janë duke u rrahur nga Brukseli me karrota dhe jo me shkop.

Pavarësisht kushtëzimeve të BE-së, janë vendet anëtare individuale ato që duhet të hapin dritën jeshile. Në Kosovë, ndjenja e tradhtisë është e dukshme, teksa ka akuza për standarde të dyfishta që po krijojnë një “geto”. Ka ndërkohë zëra për “Albanofobi” dhe madje  Islamofobi.

Pesë vendet e BE-së që nuk e njohin ende Kosovën,në vetvete nuk janënjë pengesë në këtë moment, por zbehja e perspektivës së BE-së ka shumë ndikim negativ. Vetoja e fundit bullgare ndaj negociatave të pranimit në BE të Maqedonisë së Veriut, e ka dëmtuar më tej besueshmërinë e zgjerimit.

Në fakt, shumë njerëz sot e shohin zonën e “mini-Shengenit”në zhvillim e sipër, si një zëvendësues dhe jo plotësues i perspektivës së anëtarësimit në BE. Dështimi për t’i normalizuar marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës, do të ketë pasoja të thella për pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor dhe përfundimisht për Evropën.

Ndërsa tashmë është bërë si një klishe pohimi se nëse Evropa nuk mund të zgjidhë problemet në oborrin e saj të shtëpisë, atëherë si mund të presë t`a bëjë këtë në pjesën tjetër të botës, ekziston një dyshim i sinqertë, dhe i bezdisshëm që rrjedh nga një plagë e pazgjidhur, që është zemra e Evropës. EEAS duhet të vendosë koherencë jo vetëm midis delegacioneve të veta – sepse përparësitë në Beograd nuk janë gjithmonë në përputhje me ato në Prishtinë dhe anasjelltas – por gjithashtu midis vendeve anëtare dhe qëllimeve të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian. Ajo gjithashtu duhet të fitojë njohje të mëtejshme për burimet e konsiderueshme financiare dhe njerëzore, që BE ka angazhuar në rajon. Shumë prej instrumenteve ekzistojnë, por EEAS duhet të sigurojë që ato të luhen në mënyrë më harmonike./abcnews/

Nga IanBancroft “Open Democracy”

 

Paralajmërohet hapja e barnatores në Muhoc të Bujanocit
Vllasi propozon një shqiptar nga Lugina e Preshevës për president të Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration