Përkujtohet veprimtari nga Malësia e Bujanocit, Njazi Kadriu
Lokale

Përkujtohet veprimtari nga Malësia e Bujanocit, Njazi Kadriu

05.Oct.2014 15:55
0
Të shtunën (4 tetor) janë mbushur tre vite nga vdekja e atdhetarit, ish të burgosurit politik, kontribuuesit të madh të UÇK-së e UÇPMB-së dhe themeluesit të shoqatës "Vatra", Njazi Kadriu.

Me rastin e përvjetorit të vdekjes, Kryesia e Lëvizjes “Vatra”, dhe kryesia e  Shoqatës se  ish-të burgosurve politik bënë  homazhe tek varri i veprimtarit  të çështjes kombëtare Njazi Kadriu, në Gjilan.

“Njazi Kadriu për shtatë vite radhazi vuajti kazamateve serbe, qelitë e burgjeve të Vranjës e Nishit jo rrallë ishin ngopur me gjakun e tij nga torturat çnjerëzore të uniformës çetnike serbe, e megjithatë torturat nuk e thyen”, thuhet në kumtesën e lëshuar sot nga Lëvizja “Vatra” me seli në Gjilan.

Mëtej kjo Lëvizje shkruan se Kadriu doli edhe më i fortë shpirtërisht për të vazhduar rrugën që tashmë shokët e tij e kishin çuar edhe më përpara, duke u ndodhur edhe UÇK e UÇPMB, Njaziu qe nga ata veprimtarë që u përfshi shpirtërisht në vorbullën e kryengritjes.

“Me parime shumë të shëndosha njerëzore e shoqërore, komunikoi edhe pas luftës deri sa një ditë nga një sëmundje e rëndë i mbylli sytë për të ikur përgjithnjë”, thekson “Vatra”.

Gjate homazheve të bërë në varrin e të ndjerit e evokuan kujtime për Njaziun nga  Kryetari i të Burgosurve Politik në Gjilan Sabit Rexhepi, Ramadan Dermaku, Avni Veliu nga Lëvizja Vatra e Hysen Kadriu nga Familja.

Kush ishte Njazi Kadriu?

Njazi Kadriu u lind në fshatin Ramabuçë të Malësisë së Bujanocit më 28 prill të vitit 1956 në një familje liridashëse.

Jeta e vështirë në fshat, natyra e ashpër, bisedat në oda e ndeja të ndryshme që bëheshin, sidomos gjatë dimrave të gjatë e të ashpër të Malësisë, edukata në frymën atdhetare nga babai Shabani dhe nga xhaxhai Sahiti, Njaziun e kalitën para kohe dhe brumosën me dashuri ndaj atdheut./Titulli.com/

Viktima ishte biznesmen i shquar
Reagon Shoqëria Civile: Pushteti lokal uzurpon administratën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration