Përfaqësuesit e Universitetit nga Çanakalaja e Turqisë vizitojnë Shoqatën "Dituria" në Preshevë
Lokale

Përfaqësuesit e Universitetit nga Çanakalaja e Turqisë vizitojnë Shoqatën "Dituria" në Preshevë

02.May.2017 10:52
0
Në ambientet e Shoqatës Kulturore "Dituria", qëndruan për një vizitë zyrtare, përfaqësuesit e Universitetit "18 Marsi", nga qyteti i Çanakalasë të Turqisë.

Drejtori i Sh. K. ""Dituria", mr. Nexhmedin Ademi, mysafirët i njoftoi me aktivitetet që zhvillon kjo shoqatë.

Në veçanti u diskutua për interesimin e nxënësve nga Lugina e Preshevës për të vazhduar studimet universitare në Republikën e Turqisë.

Koordinatori i këtij universiteti doc. dr. Ashkën Kojunxhu për së afërmi i njoftoi maturantët me mundësit që ofron ky universitet për të vazhduar studimet në Universitetin e tyre.

Ata njoftuan se në kontingjentin e paraparë për studentët që do të pranohen nga Ballkani, mundësit për të vazhduar studimet akademike do të rezervohen edhe për maturantët e Luginës së Preshevës.

Maturantët me anë të projektorit u njoftuan me qytetin e Çanakalasë dhe ambientet e kampusit universitarë, kushtet e studimeve, mënyrën e aplikimit, programet Erasmus, dhe kriteret e Kartës së Bolonjës që përmbush universiteti.

Drejtori i Sh. K. "Dituria", mysafirët i falënderoi për interesimin që po shfaqin institucionet nga Republika e Turqisë, sidomos në fushën e arsimit dhe edukimit. 

Politikat e dështuara pas luftës në Luginë !
Kamberi mysafirë në televizonin "Syri Blue" në Zvicër
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration