OVL përkujton heqjen e lapidarit në Preshevë (video)
Lokale

OVL përkujton heqjen e lapidarit në Preshevë (video)

20.Jan.2016 15:54
0
Përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në tre vjetorin e heqjes së dhunshme të lapidarit të Dëshmorëve të Kombit nga xhandarmëria serbe, kanë kërkuar kthimin e tij.

Nazmi Hajredini, kryetar i OVL të UÇPMB-së, ka kërkuar që vlerat e luftës të mos keqpërdorën nga interesat politike dhe grupore, por ato të vlerësohen për kontributin e tyre.

Ndërsa OVL e UÇPMB-së kishte organizuar tubimin përkujtimor para vendit të Lapidarit, në mënyrë të ndarë Lapidarin e përkujtuan edhe përfaqësuesit institucional të Luginës.

Jonuz Musliu, me këtë rast se institucionet kanë për obligim që të veprojnë në përmbushjen e të drejtave të shqiptarëve.

Lapidari i Dëshmorëve të Kombit në Preshevë i vendosur në nëntor të vitit 2012, në prag të 100 vjetorit të shtetit shqiptarë, qëndroi për dy muaj rresht, pavarësisht kërcënimeve të shumta të zyrtarëve më të lartë të Serbisë.

Ky simbol i rezistencës dhe sakrificës u vizitua nga personalitete të shumta kombëtare, në janar të 2013 qindra pjesëtarë të xhandarmërisë serbe e hoqën atë për të mos e kthyer.

Presheva për herë të parë me festime dimërore (Foto)
Nuk i ndalon as moti i ftohtë, rreth 2.000 refugjatë në ditë hyjnë në Preshevë (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration