Nuk i ndalon as moti i ftohtë, rreth 2.000 refugjatë në ditë hyjnë në Preshevë (foto)
Lokale

Nuk i ndalon as moti i ftohtë, rreth 2.000 refugjatë në ditë hyjnë në Preshevë (foto)

20.Jan.2016 16:41
0
Edhe pse këto ditë në rajonin tonë po mban mot i ftohtë dhe acar, numri i refugjatëve nga Lindja e mesme nuk është zvogëluar.

Rreth 1.500 deri në 2.000 refugjatë në ditë po hyjnë nga territori i Maqedonisë në Serbi, gjegjësisht në territorin e komunës së Preshevës, deklaroi për portalin informativ Titulli.com, Valon Arifi, aktivist i “Youth for refugees”, një iniciativë e Zyrës për të rinj në Preshevë.

Duke marr parasysh motin e ftohtë organizatat dhe aktivistët në terren i kanë dal në ndihmë refugjatëve duke i bartur me kombi në segmentin rrugor që më herët e kanë ecur në këmbë, prej kampit të regjistrimit deri në fshatin Miratoc.

Secila organizatë ka siguruar nga një apo dy kombi dhe bartin refugjatët prej kampit të regjistrimit që gjendet në kufi, deri në fshatin Miratoc, ndërsa prej aty deri tek qendra e pranimit me autobusë, shton Arifi.

Kohëve të fundit janë përmirësuar kushtet e akomodimit të refugjatëve, pasi më nuk presin në rrugë për t’u regjistruar, por në qendrën e pranimit, që gjendet në objektin e ish Industrisë së Duhanit në Preshevë.

Në këtë objekt kohë më parë janë siguruar ambienti i nxehtë me shtretër të rinj që mund të akomodojë deri në 650 refugjatë./Titulli.com/

OVL përkujton heqjen e lapidarit në Preshevë (video)
I diplomuari nga Presheva: Politika aktuale po shpërngul në heshtje Luginën, Evropa nuk është zgjidhja
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration