OVL në Bujanoc: Popullit nuk i intereson bashkimi  i liderëve për Beograd
Lokale

OVL në Bujanoc: Popullit nuk i intereson bashkimi i liderëve për Beograd

16.Jan.2020 19:18
0

Organizata e Veteranëve të UÇPMB-së në Bujanoc ka reaguar ndaj iniciativës së fundit për unifikimin e faktorit politik shqiptarë për një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare në Serbi që pritet të mbahen këtë vit.

Bejtulla Bejtullahu, në një deklaratë për Titulli.com është shprehur se iniciativa të këtilla ju kanë dashtur shqiptarëve të Luginës në kohë më të vështira më parë por Shqipëria ka heshtur.

“Në Luginë na e bën popullin pikë e pesë e për Beograd të bashkur "Ju lumtë", ka thënë Bejtullahu.

Ai theksoi se bashkimi i faktorit politik për pjesëmarrje nëparlamentin e Serbisë nuk do t’i sjellë aspak të mira banoërëve të këtij rajoni në këto momente ndërsa ma i dobishëm bashkimi politik do  të ishte në nivelin lokal.

“Morale,Kombëtare do të ishte fillimisht të bashkoheni aty ku eshtë nevoja më shumë se kurrë, se popullit aspak nuk i intereson bashkimi liderëve për Beograd se edhe ashtu sja kemi pa hajrin aspak për veq atyre që shkuan deputet”, u shpreh Bejtullahu.

Gjatë ditës së sotme Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj priti në një takim në Tiranë, disa përfaqësues politik nga Bujanoci dhe Presheva dhe nënshkruan marrëveshje për një listë të vetme në zgjedhjet parlamentare në Serbi./Titulli.com./

Këto janë partitë nënshkruese për listën “Alternativa Demokratike Shqiptare –Lugina e Bashkuar” (video)
Arifi: Isha i ftuar në Tiranë nga ministri Cakaj, PD do ta jep qëndrimin e saj
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration