Lokale
OVL e UÇPMB-së fton në shënimin e Ditës së Dëshmorëve të Kombit
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Bujanoc, me rastin e 5 majit Ditës së Dëshmorëve të Kombit njofton opinionin mbarë kombëtarë se të Hënën (5 maj), do të zhvillohen homazhe në të gjitha varret dhe vendet e rënies së dëshmorëve në komunën e Bujanocit.
Ky aktivitet fillon nga ora 10:00 prej varrezave të dëshmorëve në fshatin Dobrosin, duke vazhduar në Lluçan, Konçul, Tërnoc, Breznicë dhe Muhoc.
“Ftohen që të marrin pjesë familjarët e dëshmorëve dhe invalid e veteranë të luftës së UÇPMB-së, opinioni si dhe media vendore”, thuhet në njoftimin e OVL-së së UÇPMB-së me seli në Bujanoc.
“5 maji konsiderohet si Dita e Dëshmorëve të Kombit në trevat shqiptare. Kështu që në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Luginë e Preshevës, kjo ditë përkujton të rënët që luftuan për atdheun duke nisur nga Lufta e Dytë Botërore, luftërat e UÇK-ve dhe UÇPMB-së”.
Pjesëmarrja Juaj e madhëron gjakun e dëshmorëve të Kombit.
Kryetar: Edmond ISUFIBujanoc: 02/05/2014
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!