OSBE mban debat me mediat lokale të Kosovës dhe Serbisë, pjesëmarrës edhe gazetarë nga Bujanoci (foto)
Organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë në bashkëpunim me OSBE-në në Beograd të Mërkurën në Gjilan është mbajtur tryeza e rrumbullakët me temën "Qëndrueshmëria e medias lokale", me pjesëmarrës dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme mediale nga Kosova dhe Serbia, duke përshirë edhe media nga Bujanoci.Tryezën e hapi Dane Koruga, udhëheqës i seksionit të Mediave, departamenti i demokratizimit të OSBE-së në Kosovë i cili tha se mediat lokale gjenden para një gjendje të rëndë financimit dhe qëndrueshmërisë në tregun medial.
Gordana Jankoviq udhëheqëse e departamentit të Medieve, Misioni i OSBE-së në Serbi theksoi nevojën e përgatitjes së mediave lokale për sfidat që e presin në të ardhmen duke bërë përpjekje për të gjetur mënyra të qëndrueshmërisë dhe avancimit të medias lokale duke i sjellë informacione lexuesit për aktivitet lokale.
James Lyon zyrtar i lartë i demokratizimit, Qendra Rajonale e OSBE-së në Gjilan tha se mediet lokale mundë të bëjnë më shumë për publikun e tyre duke mos u fokusuar shumë në temat që lidhen me zhvillimet që ndodhin në qendër.
“Unë inkurajojë mediet lokale që të punojnë dhe të krijojnë kushte financiare edhe për vete, gjithnjë duke u bazuar në kriteret etike” tha Lyon.
Musa Sabedini kryetar i Press Clubit në Gjilan, gazetar dhe ligjërues në UBT duke folur për zhvillimin që po e përjetojnë mediet lokale në raport me publikun dhe në raport me mediet qendrore tha se personalisht është i brengosur me profesionalizmin që kanë ose që duhet të kenë disa medie lokale.
Svetozar Rakoviq, sekretar në Shoqatën e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë shpejgoi nevojën e bashkëpunimit të mediave dhe gazetarëve dhe elabori një përvojë që është bërë me realizimin e një projketi të përbashkët të gazetarëve shqiptar nga Kosova dhe atyre nga Serbia.
Edhe kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Vojvodinës, Nedim Sejdonoviq mori pjesë në debat duke treguar rëndësinë e informacionit që sipas media lokale duhet të punojë më shumë për publikun lokal.
Ilir Gashi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Slavko Curuvija në Beograd ka folur për përvojën që kanë mediet në Serbi dhe për mënyrën se si ato i shfrytëzojnë apo i thithin fondet.
Jeton Ismaili nga RTV Spektri në Bujanoc ka diskutuar mbi shkëmbimet dhe programet nga këndi i përvojave dhe perspektivave duke u ankuar edhe për ngarkesat financiare që anë mediat e pakicave në Serbi.
“Media lokale duhet të fuqizohet duke ruajtur interesin qytetarë dhe këtë mënyrë të jetë promotor i zhvillimit dhe avacimit të shoqërisë në përgjithës në lokalitetin ku funskion Gjithashtu duke ju përbajmtur informit të saktë, objektiv të popullatës në Lugunë të Preshevës”, deklaroi Skender Saqipi, kryredaktor i Portalit Informativ Titulli në Bujanoc.
Ardita Zejnullahu nga Asociacioni i Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës foli më shumë për statistikat që kanë rreth të hyrave të reklamave që përfitojnë mediet lokale e që doli të jetë shumë e ulët.
Fazli Veliu kryesues i Bordit të Institutit të Medieve të Kosovës tha se çështja e reklamës dhe marketingut është ende fushë e re dhe ende e pakoordinuar në raportit me bizneset.
Visar Hoti nga RTV Tema në Ferizaj ka folur për rolin që kanë mediet lokale dhe për ndërhyrjet e patolerueshme që kanë bërë organet rregullative rreth frekuencave ku në këtë rast janë shkelur mediet lokale.
Qëllimi i tryezës kishte përqëllim identfikimin e gjendjes së medias lokale, qëndrueshmërisë financiare dhe zhvillimin e mëtitjeshëm profesional dhe fushës së marketingut.
Në fundë të tryezës organizatorët kanë vlerësuar se në nëntor të këtij viti një tryezë e këtillë do të mbahet në Bujanoc dhe në këtë mënyrë mundë të shtohet bashkëpunimi mes mediave lokale të rajonit në përballimin e sfidave të reja./Titulli.com/
Foto dhe një pjesë e deklaratave marrë nga rajonipress.