OSBE, Komisarja e Lartë për Pakica Nacionale hap konkurs
Lokale

OSBE, Komisarja e Lartë për Pakica Nacionale hap konkurs

21.Jul.2015 20:56
0
Organizata për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE), Komisarja e Lartë për çështje të Pakicave Nacionale bënë ftesë për shprehje të interesimit për hartimin e versionit digjital të fjalorit për fëmijë, shqip-serbisht dhe serbisht-shqip.

Komisarja e Lartë për çështje të Pakicave Nacionale (KLPN) e Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri Evropiane (OSBE) ka kontraktuar përpilimin e fjalorit për të rriturit e shkollës fillore  serbisht–shqip dhe shqip–serbisht.

Sipas këtij konkursi të hapur, fjalori do t’i përmban përafërsisht  gjashtëmijë fjalë në  secilën anë  të fjalorit, me fjalë të tjera rreth gjashtëmijë fjalë në anën serbisht-shqip dhe gjashtëmijë fjalë në anën shqip–serbisht, si dhe përafërsisht  njëqind ilustrime.

Versioni digjital  në fund gjithashtu do të përfshij edhe audio fajllat–shprehjet e të gjitha fjalëve në fjalor.    

Qëllimi i KLPN-së është që së pari të hartohet versioni digjital i cili do të mund që me anë të CD-ve t’i distribuohet  shkollave  fillor,e si dhe të shpallet në ëeb faqet e trupave të interesuara qendrore dhe lokale.

Në stadiumin  përfundimtar KLPN-së është që fjalori të shndërrohet në një aplikacion për  celular të mençur, për sisteme operative iOS dhe Android.

KLPN me këtë rast  shpallë  ftesë për ata që shprehin interesim për hartimin e fjalorit në versionin digjital. 

Interesimi i shprehur do të pranohet nga personat  fizik dhe juridik  dhe shqyrtohet nëse i përfshin edhe këto elemente:

  • Propozim zgjidhjen për ruajtjen fillestare të informatave për fjalorin, përfshirë këtu edhe të dhënat  audio. Propozimi patjetër duhet përfshij edhe mundësin e ndryshimit dhe plotësimit përmbajtësor të  fjalorit, me ate që KLPM të mbajë  të drejtat autoriale.
  • Propozim zgjidhjen për shndërrimin  përmbajtësor të fjalorit në ëeb faqe përfshirë edhe hosting mirëmbajtjen.
  • Propozim zgjidhjen për shndërrimin e përmbajtjes në CD RUM  i cili do të mund të shumëzohet  shumë herë në një numër të pakufizuar, me të cilin fjalori dhe përmbajtja e fjalorit do të mund të jenë në dispozicion edhe atëherë kur shfrytëzuesi nuk ka qaje në internet.
  • Propozim zgjidhjen për shndërrimin e përmbajtjes  së fjalorit në aplikacion për celularët e mençur.

Përveç elementeve të  strukturës teknike që janë  lartë shënuar për fjalorin digjital, të interesuarit gjithashtu duhet të përfshijnë:

  • Shpenzimin e përgjithshëm të zhvillimit të të gjitha pikave të lartë shënuara,
  • Parashikimi i shpenzimeve për hosting shërbimet, për  këtë lloj projekti digjital,
  • Parashikimi i shpenzimeve për mirëmbajtje,
  • Parashikimi i afateve kohore përbrenda të cilëve çdo propozim zgjidhje  e lartë shënuar mund të zhvillohet.

Interesimin e shprehur kërkohet të ia përcjellni Zyrës KLPN-së në e-mailin: tihana.leko@osce.org  deri më 15 gusht 2015.

Pyetjet në lidhje me specifikacionet teknike mund të i dërgoni në e-mail adresën e njëjtë deri më  5 gusht 2015.                                       

Personat e interesuar fizik dhe juridik me këtë rast inkurajohen që të shprehin interesimin e tyre, thuhet në konkurs. /Titulli.com/

Pribocasit nuk harrojnë vendlindjen (Foto)
Gjendet BMW që Morava e mori para pesë muajve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration