Gjendet BMW që Morava e mori para pesë muajve
Lokale

Gjendet BMW që Morava e mori para pesë muajve

21.Jul.2015 23:47
0
Vetura e tipit BMW, të cilën gjatë muajit shkurt të këtij vitit e kishte marrë me vete lumi Morava, është gjetur dhe nxjerr të hënën në mbrëmje nga lumi në fjalë.

Pjesëmarrësit në këtë aksion i kanë thënë portalit informativ Titulli.com, se vetura është nxjerrë me ndihmën e ekskavatorëve dhe është në gjendje të shkatërruar me baltë dhe rrënjë pemësh.

Vetura BMW me targa të Nishit, tani pas rënies së nivelit të lumit, është gjetur rreth 1 kilometër larg nga vendparkimi, në afërsi të vendkalimit Konçul-Dheu i Bardhë, nga ku ishte gllabëruar nga fryrja e lumit Morava.

Ndonëse në atë kohë, më 6 shkurt, qytetarët e pranishëm ishin munduar që me anë të litarëve ta mbanin makinën, një gjë e tillë ka rezultuar e pamundur.

Lumi Morava kishte dalë nga shtrati si rezultat i të reshurave të dendura të shiut, me ç’rast kishte shkaktuar përmbytje me dëme të rënda në infrastrukturën publike dhe atë private buzë lumit, sidomos në fshatin Konçul të Komunës së Bujanocit. /Titulli.com/

 

>>Apokalips në Luginë, Morava merr veturën BMW dhe përmbyt prona private (Foto dhe Video)

 

OSBE, Komisarja e Lartë për Pakica Nacionale hap konkurs
Shqiptari demanton Vuçiqin se e kishte mik (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration