OSBE, Komisarja e Lartë për Pakica Nacionale hap konkurs
Organizata për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE), Komisarja e Lartë për çështje të Pakicave Nacionale bënë ftesë për shprehje të interesimit për hartimin e versionit digjital të fjalorit për fëmijë, shqip-serbisht dhe serbisht-shqip.Komisarja e Lartë për çështje të Pakicave Nacionale (KLPN) e Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri Evropiane (OSBE) ka kontraktuar përpilimin e fjalorit për të rriturit e shkollës fillore serbisht–shqip dhe shqip–serbisht.
Sipas këtij konkursi të hapur, fjalori do t’i përmban përafërsisht gjashtëmijë fjalë në secilën anë të fjalorit, me fjalë të tjera rreth gjashtëmijë fjalë në anën serbisht-shqip dhe gjashtëmijë fjalë në anën shqip–serbisht, si dhe përafërsisht njëqind ilustrime.
Versioni digjital në fund gjithashtu do të përfshij edhe audio fajllat–shprehjet e të gjitha fjalëve në fjalor.
Qëllimi i KLPN-së është që së pari të hartohet versioni digjital i cili do të mund që me anë të CD-ve t’i distribuohet shkollave fillor,e si dhe të shpallet në ëeb faqet e trupave të interesuara qendrore dhe lokale.
Në stadiumin përfundimtar KLPN-së është që fjalori të shndërrohet në një aplikacion për celular të mençur, për sisteme operative iOS dhe Android.
KLPN me këtë rast shpallë ftesë për ata që shprehin interesim për hartimin e fjalorit në versionin digjital.
Interesimi i shprehur do të pranohet nga personat fizik dhe juridik dhe shqyrtohet nëse i përfshin edhe këto elemente:
- Propozim zgjidhjen për ruajtjen fillestare të informatave për fjalorin, përfshirë këtu edhe të dhënat audio. Propozimi patjetër duhet përfshij edhe mundësin e ndryshimit dhe plotësimit përmbajtësor të fjalorit, me ate që KLPM të mbajë të drejtat autoriale.
- Propozim zgjidhjen për shndërrimin përmbajtësor të fjalorit në ëeb faqe përfshirë edhe hosting mirëmbajtjen.
- Propozim zgjidhjen për shndërrimin e përmbajtjes në CD RUM i cili do të mund të shumëzohet shumë herë në një numër të pakufizuar, me të cilin fjalori dhe përmbajtja e fjalorit do të mund të jenë në dispozicion edhe atëherë kur shfrytëzuesi nuk ka qaje në internet.
- Propozim zgjidhjen për shndërrimin e përmbajtjes së fjalorit në aplikacion për celularët e mençur.
Përveç elementeve të strukturës teknike që janë lartë shënuar për fjalorin digjital, të interesuarit gjithashtu duhet të përfshijnë:
- Shpenzimin e përgjithshëm të zhvillimit të të gjitha pikave të lartë shënuara,
- Parashikimi i shpenzimeve për hosting shërbimet, për këtë lloj projekti digjital,
- Parashikimi i shpenzimeve për mirëmbajtje,
- Parashikimi i afateve kohore përbrenda të cilëve çdo propozim zgjidhje e lartë shënuar mund të zhvillohet.
Interesimin e shprehur kërkohet të ia përcjellni Zyrës KLPN-së në e-mailin: tihana.leko@osce.org deri më 15 gusht 2015.
Pyetjet në lidhje me specifikacionet teknike mund të i dërgoni në e-mail adresën e njëjtë deri më 5 gusht 2015.
Personat e interesuar fizik dhe juridik me këtë rast inkurajohen që të shprehin interesimin e tyre, thuhet në konkurs. /Titulli.com/