A i humbi edhe tre këshilltarë opozita në Bujanoc?
Lokale

A i humbi edhe tre këshilltarë opozita në Bujanoc?

27.Sep.2012 11:46
0
Televizioni publikë në Bujanoc (RTB), raporton se koalicionit opozitarë iu kanë larguar edhe tre këshilltarë. Burimet e këtij mediumi brenda Lëvizjes së Progresit Demokratik dhe Unionit Demokratik Shqiptarë kanë mësuar se këto dy subjekte politike pas konferencës së djeshme të deputetit dhe kryetarit të Partisë për Veprim Demokratikë Riza Halimit, kanë ndryshuar qëndrim rreth përkrahjes së PVD-së. Gjithnjë sipas RTB-së, gjatë seancës së nesërme të KK të Bujanocit, një këshilltarë i UDSH-së dhe dy të LPD-së do ti bashkëngjiten koalicionit aktual qeverisës të Nagip Arifit. Arsyeja pse ata nuk kanë dashur që deri më sot të jenë pjesë e këtij koalicioni, sipas tyre kanë qenë presionet politike që iu kanë bërë, ndërkohë që tash, ata thonë se e kanë të qartë se mund të ngelin rrugëve dhe janë të vetëdijshëm për vendimin që e kanë marrë. “Ata nuk deshtën të prononcohet para kamerave të TV Bujanocit për shkak të sigurisë personale, por kanë deklaruar se këto informata do të publikohen gjatë seancës së nesërme”, raporton TV Bujanoci. Ky medium thekson se një numër edhe më i gjerë i anëtarëve të kryesisë së këtyre subjekteve politike nuk janë të kënaqur me vendimet e liderëve të tyre, të cilët, “krye në vete” janë duke i marrë vendimet pa u konsultuar me kryesinë e partisë./Titulli.com/
Orhan Rexhepi fton Daçiqin ti përgjigjet ... ?
Lejohen për përdorim tekste në gjuhës shqipe për nxënësit e Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration