Organizohet Samit Ndërkombëtarë për Arsim në Shkup, ftohen mësimdhënësit e Luginës të aplikojnë për pjesëmarrje
Lokale

Organizohet Samit Ndërkombëtarë për Arsim në Shkup, ftohen mësimdhënësit e Luginës të aplikojnë për pjesëmarrje

29.Feb.2016 12:36
0
Organizata e Mësimdhënësve liderë nga Turqia organizon samitin e dytë ndërkombëtarë në Maqedoni me qëllim të krijimit dhe mundësimit të paqes e stabilitetit në shtetet e rajonit me pjesëmarrës nga shtetet e Ballkanit, Lindjes së Mesme, Azisë Qendrore dhe Afrikës Veriore.

Samiti me temën “Arsimi Multikulturor dhe Eksperiencat Multikulturore në Arsim”do të zhvillohet gjatë datës 15-17 korrik të këtij viti në Shkup andaj ftohet pjesëmarrësit nga Lugina e Preshevës të paraqesin aplikacionet për pjesëmarrje.

Mësimdhënësit me grada të ndryshme shkencore mundë të paraqesin aplikacionet dhe gjatë samitit do të prezantojnë raportet nga vendet e tyre të punës, përmes prezantimeve dhe punës praktike.

Partner i këtij samiti nga Serbia është organizata “Vëllazërimi” nga Bujanoci dhe luten të gjithë të interesuarit t’i drejtohen kësaj organizate për sqarime shtesë rreth pjesëmarrjes dhe aplikimeve.

Vlen të theksohet se në samitin e parë ndërkombëtare nga Lugina e Preshevës dhe Serbia në përgjithësi kanë marre pjesë një grup i mësimdhënësve shqiptarë dhe serb i cili është mbajtur në qershor të vitit 2014.

Ndërsa për detaje gjithashtu mundë të lexoni edhe në linkun e organizatës që realizon samitin e dytë me karakter ndërkombëtar. http://ilts.oncuegitimciler.org.tr/?id=20&lg=2

Më poshtë mundë të lexoni më shumë rreth samitit dhe aplikacioneve:

FUSHAT E PROPOZUARA PËR APLIKIM:

• Prezantim i Raportit mbi Arsimin në Vendin tuaj: Propozim në lidhje me raportin “Eksperienca Multikulturore” në vendin tuaj.

• Prezantim Kumtese: Propozim kumtese në formë fjale apo shkrimi në përputhje me temën kryesore.

• Zbatimi i punë-praktikës: Propozim për zbatimin e punë-praktikës në përputhje me temën kryesore në një kohë maksimale prej një ore.

• Kongresi i konsultimeve: Propozi për konsultimin dhe diskutimin e një teme në përputhje me temën kryesore.

SHEMBUJ TE SUGJERIMEVE Raport rreth arsimit në vendin tuaj:

• Do të prezantohen raportet mbi praktikimet nëpër shtetet në kuadër të temës ‘Arsimi Multikulturor dhe Eksperiencat Multikulturore në Arsim’. Shembuj temash për kumtesat:

• Arsim komparativ multikulturor

• Arsimi dhe harmonia shoqërore • Roli i arsimit në shndërrimin e dallimeve shoqërore në pasuri

• Edukimi dhe të drejtat themelore të njeriut

• Marrëdhëniet shkollë – shoqëri dhe roli i OJQ-ve

• Politikat e formimit të arsimtarëve në pikëpamje të kontributit në harmoninë shoqërore

• Media, paqja dhe arsimi

• Shembuj dhe praktika të mira për harmoninë shoqërore brenda klasës dhe shkollës

• Pasqyrimet e mediave sociale mbi multikulturalizmin

• Praktikime dhe zbatime që kontribuojnë në multikulturalizmin në formatet dixhitale

• Shembuj të aplikimit të arsimit multikulturor në vende të ndryshme

• Multikulturalizmi në programet mësimore

• Arsimi dhe lëvizja ndërkombëtare

• Arsimi dhe dukuria e emigrimit • Praktikime projektesh në arsim

• Formimi i rrjeteve globale në arsim, e sotmja dhe e nesërmja Shembuj nga temat e punë-praktikës:

• Praktika edukative në zhvillimin e lirive individuale

• Aktivitete arsimore brenda klasës të fokusuara në paqen dhe harmoninë shoqërore

• Praktikime dhe zbatime arsimore për një brez paqësor me veten dhe shoqërinë

• Projektimi i dhomave të mësuesve multikulturorë

• Aktivitete brenda klasës të fokusuara në tolerancë

• Aktivitete brenda klasës të fokusuara në drejtësi

• Aktivitete brenda klasës të fokusuara në barazi

• Aktivitete brenda klasës të fokusuara në respekt

• Aktivitete brenda klasës të fokusuara në dhembshuri

• Shembuj praktikimesh dhe zbatimesh që japin kontribut ndaj multikulturalizmit me anë të medias sociale, faqeve të internetit dhe praktikimeve mobile. Temat e konsultimit në kongresin diskutimor:

• Arsimi mbi paqen dhe shkolla

• Praktikimet e arsimit multikulturor

• Programet edukative dhe arsimi multikulturor

• Librat shkollorë dhe arsimi multikulturor

Alliance ndërprenë edhe zyrtarisht blerjen e duhanit, prodhuesit në situatë të vështirë
Partia Demokratike në Bujanoc mban konventën solemne (foto&video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration