Alliance ndërprenë edhe zyrtarisht blerjen e duhanit, prodhuesit në situatë të vështirë
Lokale

Alliance ndërprenë edhe zyrtarisht blerjen e duhanit, prodhuesit në situatë të vështirë

29.Feb.2016 11:04
0
"Ju njoftojmë se Alliance One Tobacco d.o.o Beograd do të ndërpresë blerjet në Serbi duke filluar me kultivimin nga viti 2016", thuhet në njoftimin që kjo kompani u ka dërguar prodhuesve të duhanit të komunave të Bujanocit dhe Preshevës, njofton Titulli.com.

Në këtë mënyrë 220 prodhues nga Bujanoci dhe Presheva do të përballen me problemin e ekzistencës së familjeve të tyre, pasi këto familje burimin e vetëm e kanë pasur kultivimin e duhanit.

Alliance One Tobacco (AOT) është një kompani multinacionale, e cila prej vitit 2005 është e pranishme në rajon, e cila nëpërmjet Industrisë së Duhanit në Bujanoc, ka blerë duhanin e prodhuar të tipit oriental për nevoja të kompanisë “DIN Philip Morris” nga Nishi.

“Prodhuesit e duhanit na kanë mbetur në situatë të vështirë. AOT ka ndërprerë blerjen e duhanit dhe deri më tani nuk ka ndonjë kompani të interesuar për të zëvendësuar atë. Mundësia e vetme është që Philip Morris të blejë Industrinë e Duhanit në Bujanoc, e cila është në fazën e privatizimit”, thotë për portalin informativ Titulli, Qenan Tahiri, koordinator i deritanishëm i kompanisë AOT për komunat e Bujanocit dhe Preshevës.

Në njoftimin e Alliance dërguar prodhuesve të duhanit, thuhet se kjo kompani do të respektojë kontratat e vitit 2015, dhe së bashku me kompaninë Philip Morris do të mbështesin financiarisht prodhuesit si kompensim për ndërprerjen e bashkëpunimit.

“Lidhur me këtë, Ju lutemi të jeni të sigurt se ne kemi ndërmend të respektojmë kontratën tuaj ekzistuese për korrjen e vitit 2015. Gjithashtu, pavarësisht se nga fakti që AOT nuk do të blejë duhan fare nga kultivuesit vendas në vitin 2016, ajo së bashku me Philip Morris do të sigurojë në mbështetje të njëhershme financiare në përpjekje që të ju ndihmojmë në kalimin tek burimet alternative të të ardhurave”, thuhet në njoftimin e AOT-së.

Prodhuesit e duhanit nga Bujanoci dhe Presheva kanë organizuar edhe një peticion që i kanë dërguar qeverisë së Serbisë, ku kanë kërkuar nga kryeministri Aleksandar Vuçiq të angazhohet personalisht për zgjidhjen  e këtij problemi.

Lidhur me këtë problematikë ata gjithashtu janë takuar edhe me kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifin dhe deputetin popullor, Shaip Kamberin, prej të cilëve kanë kërkuar ndihmë.

Komuna e Bujanocit, në veçanti fshati Tërnoc tradicionalisht janë marrë me prodhimin e duhanit dhe kanë siguruar ekzistencën e familjeve të tyre me kultivimin e kësaj bime industriale.

Kultivimi i duhanit ka qenë edhe një mënyrë e vetëpunësimit për qindra familje në këtë rajon, që gjithmonë ka pasur shkallë të lartë të papunësisë, sidomos tek shqiptarët./Titulli.com/

Lugina e Preshevës në gjendje të rëndë, shkaktarë Serbia
Organizohet Samit Ndërkombëtarë për Arsim në Shkup, ftohen mësimdhënësit e Luginës të aplikojnë për pjesëmarrje
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration